Konfirmohen dy rastet e para me koronavirus në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë jep detajet

Ministria e Shëndetësisë së Shqipërus ka konfirmuar zyrtarisht dy rastet e para në Shqipëri, të personave të infektuar nga koronavirusi.


Ministria e Shëndetësisë së Shqipëru bën të ditur se pacientët janë babë e bir, të cilët kanë udhëtuar nga Firence në Tiranë.

“Gjendja e dy të prekurve babë e bir që kanë udhëtuar nga Firence në Tiranë është e stabilizuar dhe nuk paraqesin komplikacione.Strukturat tona të urgjencës kombëtare dhe ISHP janë duke ndjekur protokollin klinik dhe epidemiologjik për të dy rastet.

MSHMS përsërit thirrjen për qytetarët që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndjejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në nr.127, ku mjekët tanë do t’i përgjigjen çdo rasti.

MSHMS u bën thirrje qytetarëve të ruajnë qetësinë dhe të zbatojnë rigorozisht rregullat e higjenës, sipas njoftimeve që kemi bërë gjatë gjithë kësaj kohe.

Gjithashtu u bëjmë thirrje qytetarëve që t’u referohen vetëm burimeve zyrtare për marrjen e informacionit. MSHMS do të vazhdojë të ofrojë informacione të përditshme mbi situatën dhe masat e marra.”- thekson Ministri e Shëndetësisë.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Turqia e pavendosur, edhe pse është në NATO dëshiron të anëtarsohet edhe në BRICS

PreshevaPRESS

Nga sot ndryshon rregullorja e udhëtimeve brenda BE, njihuni me rregullat që do të ballafaqoheni

PreshevaPRESS

Alarmon Fajon: I trembem faktit se Schengeni po mbyllet si shkak i kërcënimeve në rajon

PreshevaPRESS