KOMUNA E PRESHEVËS KEQPËRDORË 1,000,000 RSD NË NJË TENDER

Prej emërimit të Shqiprim Arifit në krye të organit të përkohshëm në Preshevë flitet se ka manipulime të mëdha në tenderimet dhe selektimin e kompanive nga komuna e Preshevës, një gjë e tillë po dyshohet se ka ndodhur edhe këtë javë.


Sipas dokumenteve të shpallura në lidhje me prokurimin publik nr. 14-MV/2019 i shpallur në portal më 10.05.2019 e që ka të bëjë me sigurimin e rrethojave për nevojat e krijimit të terreneve sportive dhe parqeve për fëmijë në vendbanimet e komunës së Preshevës shihet se pasi projekti është fituar nga një biznes lokal në Preshevë, e njëjta i është dhënë një biznesit nga Piroti.

Vendimi i datës 10.06.2019 mbi krijimin e kontratës me punëtorinë “Te Milazimi” të cilin PreshevaPRESS e ka siguruar dhe mund ta shihni më poshtë, dëshmon se ne përputhshmëri me të gjitha kushtet e prokurimit kjo punëtori ka fituar projektin me vlerë prej 1945299 dinar duke mos llogaritur TVSH-në.

Mirë por, më 17.06.2019, përmes një vendimi tjetër të Komunës së Preshevës, të publikuar në po të njëjtin portal, thuhet se kjo kompani nuk ka plotësuar kushtet dhe për të kryer të njëjtën punë, rritet çmimi për 1000000 dinar, me ç`rast kompanisë nga Piroti me emrin “Dim energy” Gnjilane për të njëjtën punë dhe për të njëjtin konkurs i jepen 2442384.30 dinar pa llogaritur TVSH-në.

Pra , për të njëjtin konkurs punëtoria nga Presheva “Te Milazimi” do të paguhej rreth 500000.00 dinarë apo rreth 4000 euro nëse nuk do të prishej kontrata për një kompani nga Piroti, sipas gjitha gjasave kompani e ikur prej Gjilanit gjatë luftës së fundit në Kosovë.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS