KOMUNA E BUJANOCIT I KTHEHET NORMALITETIT, HIQET SITUATA E JASHTËZAKONSHME

Sot në hapësirat e Kuvendit komunal të Komunës së Bujanocit, është mbajtur seanca e pestë të Shtabit për situata të jashtëzakonshme.


Në këtë mbledhje është shqyrtuar raporti i shtëpisë së shëndetit në Bujanoc mbi situatën epidemiologjike në vend, e që si rezultat, drejtoresha e këtij institucioni dr.Daliborka Pavloviq ka propozuar largimin e gjendjes së jashtëzakonshme, bëhet e ditur përmes një njoftimi në faqen e Komunës së Bujanocit në rrjetin social facebook.

Me përkrahjen e të gjithë anëtarëve të Shtabit komunal për situata të jashtëzakonshme është aprovuar propozimi i drejtoreshës së shtëpisë së shëndetit për heqjen e situatës së jashtëzakonshme në Bujanoc, vendim i cili është marrë më 17.07.2020.

Edhe pse Shtabi për situata të jashtëzakonshme ka vendosur të i japë fund situatës së jashtëzakonshme në Bujanoc, masat për luftimin e shpërndarjes së pandemisë Covid19 të përcaktuara nga Qeveria e Serbisë vazhdojnë të mbeten në fuqi, thuhet në këtë njoftim.

Në vijim mund të lexoni njoftimin e plotë të Komunës së Bujanocit nga mbledhja e sotshme e Shtabit komunal për gjendje të jashtëzakonshme, të publikuar në faqen e komunës në rrjetin social facebook:

Hiqet situata e jashtëzakonshme në Bujanoc

Në seancën e pestë të Shtabit për situata të jashtëzakonshme të mbajtur sot më 22.09.2020 është shqyrtuar Raporti i Shtëpisë së Shëndetit në Bujanoc mbi situatën epidemiologjike në vend. Me propozim të drejtoreshës dr. Daliborka Pavloviq është aprovuar nga të gjithë anëtarët e shtabit heqja e situatës së jashtëzakonshme në Bujanoc e sjellur me datë 17.07.2020, derisa masat tjera të vendosura nga Shtabi Republikan mbeten ende në fuqi.

Gjithashtu, në këtë seancë u shqyrtua dhe u aprovua kërkesa e NP “Komunalia” për ndihmë financiare prej 500.000 dinarëve për zgjidhjen e problemit të deponisë në Bujanoc.

ARTIKUJT E NGJASHËM

OKB e shqetësuar për shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Luginë / Çfarë thuhet në këtë raport

PreshevaPRESS

Presheva dhe Bujanoci pa energji elektrike të dielën

PreshevaPRESS

Edhe pas më shumë se 24 orë nga grabitja në Tërnoc pa gjurmë të autorëve

PreshevaPRESS