Komisioni për Sëmundje Infektive urdhëron Maqedoninë Veriore të hap kufijtë pa kushte

Ministria e Shëndetësisë njofton se Komisioni për Sëmundje Infektive mëngjesin e sotëm ka rekomanduar që kufijtë me Serbinë, Malin e Zi, Kosovën dhe Shqipërinë të hapen pa kushte, respektivisht pa PCR teste.


“Sipas analizave, për momentin nuk ka indikacione, respektivisht nuk ka numër të lartë të rasteve të importuara me Covid-19 nga këto vende. Komfor këtyre të dhënave, nuk ka rrezik dhe është sigurt që të hapen kufijtë. Në Bashkimin Evropian të gjitha kufijtë për lëvizje janë pa PCR test”, thuhet në kumtesën e MSh-së.

Nga Ministria e Shëndetësisë shtojnë se propozim-vendimi do të dërgohet në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

ARTIKUJT E NGJASHËM

12 Qershori 1999 – Dita e Çlirimit de facto të Kosovës

Lirigzona Nuredini

Shqipëria nis hapin e parë për regjistrimin e flisë si trashëgimi kulinare

Lirigzona Nuredini

Sot në Kosovë fillon ‘Java e Krenarisë’, hapja në ndërtesën e Qeverisë

PreshevaPRESS