Komisioni i Kuvendit të Preshevës ka dorëzuar raportin rreth Entit parashkollor “8 Marsi” në Preshevë

PreshevaPRESS ka mësuar se Komisioni anketues i krijuar nga Kuvendi i Komunës së Preshevës ka dorëzuar raportin në lidhje me problematikën e krijuar mes Komunës së Preshevës dhe Entit parashkollor “8 Marsi” në Preshevë.


Derisa po zhvillohej seanca e fundit e Kuvendit të Komunës së Preshevës, me datë 25.04.2023, të punësuarit në Entin parashkollor “8 Marsi” në Preshevë kanë pushtuar zyren e kryetarit të Preshevës, Shqiprim Arifi, si protestë ndaj vendimit për mos ekzekutimin e pagave, veprim që po përsëritet shpesh nga Arifi së fundmi.

Në lidhje me këtë problem derisa po diskutohej gjatë zhvillimit të punimeve të seancës së Kuvendit të Preshevës, me propozim të këshilltarit të Unionit Demokratik Shqiptar, Naser Aziri, është themeluar komisioni anketues për grumbullimin e informatave, gjegjësisht për përpilimin e një raporti në lidhje me këtë problematikë.

PreshevaPRESS ka mësuar se ky komision tanimë ka përfunduar punën e tij, dhe i ka dorëzuar raportin e përpiluar Kuvendit të Komunës së Preshevës.

Me aq sa ka mësuar PreshevaPRESS, në raportin e komisionit nuk paraqitet konkluzion rreth problematikës, derisa vonesa e pagesës së pagave për të punësuarit e këtij institucioni arsimor në Preshevë nga ana e Komunës së Preshevës, është pasojë e mungesës së komunikimit mes dy institucioneve.

Mbetet të shihet nëse ky raport do të diskutohet në seancën e radhës në Kuvendin e Preshevës.

Komisioni i themeluar nga Kuvendi i Komunës së Preshevës udhëhiqet nga këshilltari i UDSH-së, Naser Aziri, derisa anëtarë të këtij komisioni janë këshilltarë nga secili grup i këshilltarëve në Kuvendin e Preshevës.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS