KKSH nga fondi për Luginën e Preshevës ndan grant për një organizatë nga Gjilani

Këshilli Kombëtar Shqiptar ka shpallur listën e përfituesve të granteve për projektet që bartin aktivitete në ruajtjen dhe avancimin e identitetit komëbtar shqiptar në Luginë të Preshevës.


Qeveria e Kosovës dhe KKSH ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi më 28 tetor 2022, me qëllim të realizimit të përkrahjes financiare për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të shqiptarëve, ruajtjen, kultivimin e gjuhës, artit, kulturës e identitetit shqiptar në Luginë të Preshevës.

Edhe pse Lugina e Preshevës që nga lufta e UÇPMB-së është emërtim gjeografik për territorin që përfshihet mes Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, Këshilli Kombëtar Shqiptar, në kuadër të financimit të projekteve me qëllim të përkrahjes së projekteve që bartin aktivitete në ruajtjen dhe kultivimin e artit, gjuhës ,arsimit e identitetit komëbtar shqiptar në Luginë të Preshevës, ka vendosur të financoj një projekt/orgnaizatë nga komuna e Gjilanit. 

Në listën prej 78 përfituesve në total të përzgjedhur nga Këshilli Kombëtar Shqiptar, vërehet se ka fituar përkrahje financiare edhe projekti “Darsma e Peshterit“ nga aplikuesi “Kosova per Sanxhakun” që gjendet në adresën Bulevardi i Pavarësisë Soliteri 4/8, Gjilan. 

Subjekti “Kosova për Sanxhakun” ka përfituar ndihmë financiare prej 5000 eurove në total për projektin “Dasmat e Peshterit”, dhe përmes këtij projekti synohet të xhirohet një dasmë në Rrafshnaltën e Peshterit, e cila do të realizohet në partneritet me shoqatën “Bošnjački Informativni Centar“ të Novi Pazarit.

“Ekipi hulumtues do të përcjell, ceremoninë e martesës nga fillimi e në mbarim, përkatësisht do të përshkruhet, mënyra e njohjes, së dy të rinjve, në këtë rast nuses dhe dhëndrrit nga takimi i parë i tyre.” thuhet në përshkrimin e shkurtër të projektit. 

ARTIKUJT E NGJASHËM

Komuna e Bujanocit vendosë partneritet me Haraçinën

PreshevaPRESS

Sinani ka pritur në takim shefin e zyres së Osbe-së në Bujanoc

PreshevaPRESS

Në Preshevë fillon grumbullimin e qenve endacak

PreshevaPRESS