Këshilltarët e LPD-së bojkotojnë punimet e seancës, Kuvendi në Bujanoc pa shumicë

Senaca e tretë e Kuvendit komunal të Bujanocit, përfundoi më herët se sa ishte pritur.


E filluar në orën 10:00h, seaca e tretë e Asamblesë komunale të Bujanocit, ka nisur pa shumicën përbërëse të qeverisë lokale të Bujanocit. Katër këshilltarët e Lëevizjes së Progresit Demokratik, nuk erdhën në seancë, gje që qeverisja lokale nuk pati shumicë.

Fillimisht u votua rendi i ditës nga të githë këshilltarët e pranishëm, por jo edhe llogaria përfundimtare si pika e dytë e rendit të ditës.

Kjo pikë e cila u vlerësua ndër pikat më të rëndësishme të kësaj seance, morri 19 vota pro, 9 kundër, gjë që nuk u aprovua.

Më pas, si pikë e tretë e rendit ishte raporti financiar i Barnatores së qytetit, që me shumicë votash nga këshilltarët e pranishëm u aprovua.

Megjithate, një pauzë prej një orësh u ftua nga kryetari i Kuvendit komunal, Enver Ramadani, që me tu kthyer largoi që të gjitha 22 pikat e tjera nga rendi i ditës, dhe e përmbylli senacën e sotme.

Megjithate, sipas burimeve brenda LPD-së, këshilltarët e subjektit të Shqiprim Musliut, kanë bojkotuar seancën e sotme për shkak të pakënaqësisë me pushtetin lokal në përmbushjen e kërkesës për dhënien e pëlqimit për punësimin e gjashtë punëtorëve me vendime të përhershme në Shtëpinë e kulturës në Bujanoc.

Katër këshilltarët e Lëvizjes së Progresit Demokratik, sot kanë bojkotuar punimet e seancës së tretë të Asmablesë komunale të Bujanocit, e si rezultat e mungesës së këshilltarëve të shumicës qeverisëse, nuk u aprovua llogaria perfundimtare dhe 22 pikat e rendit të ditës u larguan.

Me të përfunduar seanca, pa ndonjë rezultat konkrtet, anëtari i kryesisë së Lëvizjes së Progresit Demokratik dhe ish shefi i shtabit zgjedhor, Amir Shabani, ka reaguar përmes një postimi në facebook.

Duke postuar një fotografi me llogon e Lëvizjes së Progresit Demokratik, Shabani, ka shkruar: Stabiliteti politik në komunën e Bujanocit ka vetëm një emër.!”, duke aluduar në LPD.

Kujtojmë që, këshilltarët e LPD-së sot kanë bojkotuar seancen e tretë të Asamblesë komunale të Bujanocit, për faktin që, nuk po jepet drita e gjelbërt Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc për punësimin e gjashtë punëtorëve me vendime të përhershme.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS