KDNJ publikon platformë digjitale për denoncimin e pasivizimit të adresave në Luginë !

Prej sot, qytetarët shqipfolës do të kenë platformën digjitale mbi çështjet e pasivizimit të  vendbanimit dhe vendqëndrimit në Serbi : https://pasivizimi.com.


Në këtë platformë online, ata/o mund të informohen, të raportojnë, të ankohen dhe të sigurojnë ndihmë juridike falas, mbi çështjet e pasivizimit.

Me këtë rast, inkurajojmë qytetarët që sa më shumë të shkëmbejnë platformën, sidomos në shërbim të raportimit të rasteve të pasivizimit.

Raportimi i pasivizimit është shumë i rëndësishëm jo vetëm si shënim evidence për numrin e qytetarëve të pasivizuar, por sidomos për ta qartësuar procedurën që është ndjekur nga organet përgjegjëse ligjzbatuese.

Platforma digjitale është krijuar nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut me mbështetjen e Këshillit Kombëtar Shqiptar.

ARTIKUJT E NGJASHËM

OKB e shqetësuar për shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Luginë / Çfarë thuhet në këtë raport

PreshevaPRESS

Presheva dhe Bujanoci pa energji elektrike të dielën

PreshevaPRESS

Edhe pas më shumë se 24 orë nga grabitja në Tërnoc pa gjurmë të autorëve

PreshevaPRESS