KDNJ PREZENTON REZULTATET E ANKETËS RRETH DIALOGUT RKS-RS

Këshilli për të Drejtat e Njeriut ka prezantuar të premten në sallën e OSBE-së në Bujanoc rezultatet e anketës që ka zhvilluar në kuadër të projektit „Keni të drejtë të dini çdo gjë rreth dialogut”.

Anketa është bërë në Preshevë, Bujanoc dhe Preshevë duke shfrytëzuar metodat e rastit me rreth 400 anketues, që është menduar për ofrimin e modeleve reprezentative dhe renditjen në baza etnike.

Pjesëmarrësit e anketës në pyetjen se a duhet të ketë reciprocitet mes veriut të Kosovës dhe Luginës së Preshevës janë përgjigjur pozitivisht 51% e të anketuarve.

Shqiptarët, serbët dhe romët janë radhitur sipas vendeve (urbane/rurale ndërsa anketa u realizua gjatë periudhës janar-shkurt 2019.

Anketa është pjesë e projektit të mbështetur nga Ambasada e Zvicrës në Serbi.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Qeveria e Kosovës ndan 580 mijë euro për Shkollën e Muzikës dhe Muzeun e Preshevës

PreshevaPRESS

Shpërthen zjarri mbi malin e fshatit Corroticë

PreshevaPRESS

Kuvendit Komunal në Preshevë miraton llogarinë përfundimtare të buxhetit për vitit 2024

PreshevaPRESS