Kamberi: Vuçiqi po kthehet tek Shesheli, Bashkimi Evropian i padrejtë me Luginën

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi vlerëson se Bashkimi Evropian nuk po i bën presion Serbisë për Luginën e Preshevës, dhe me këtë rast po tregohet i padrejtë.


Sipas Kamberit, nëse nuk ka presion të vazhdushëm, Serbia gjithmonë gjen mundësi të shmanget nga obligimet.

“Prej 2004 kur ne kemi dalë me deklarata politike nga Lugina e Preshevës, spektri politik i bashkuar, kërkesa jonë ka qenë që në raporte Kosovë – Serbi të definohet edhe çështja e shqiptarëve në Luginë të Preshevës. Tri marrëveshje i përmenda i kemi me Serbinë, nuk po respektohen. Faktori ndërkombëtar i cili ka qenë edhe kumbar, edhe përcjellës i atyre marrëveshjeve, nuk bën presion të mjaftueshëm në Beograd me i realizu ato. Beogradin e njohim se mund edhe të vijë në situatë të nënshkruajë një marrëveshje, mirëpo nëse nuk ka presion të vazhdueshëm, ata gjithmonë gjejnë argumente dhe mundësi të shmangies nga obligimi…është një qëndrim i padrejtë i BE-së”, deklaroi ai në “Këndi i Debatit” në Tëvë 1.

Ai theksoi se dialogu Kosovë – Serbi është shpresa e tyre e fundit që në kuadër të normalizimit të raporteve mes të dyja vendeve, të normalizohet edhe “sjellja e Serbisë ndaj shqiptarëve në Luginë të Preshevës”.

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi thotë se mosnjohja e krimeve të luftës dhe mosshkëputja e raporteve me Rusinë, e kanë kthyer presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në origjinën e tij.

Sipas Kamberit, origjina e Vuçiqit është Vojsllav Shesheli, lideri i partisë djathtiste në Serbi, Partisë Radikale Serbe.

“E tash Vuçiq, prej 2012 kur ka ardh në pushtet me një premtim se do ta qojë Serbinë drejt BE-së, se do të jetë ai që do të bëjë marrëveshje me Kosovën, në dy vitet e fundit, faktikisht ai është kthyer në origjinë. Me politikën anti-shqiptare, anti-Kosovës që e ka udhëheq, me parullat, me banderollat, me gjithë atë politikë kundër Kosovës, Vuçiq është kthyer në origjinën e vet, dhe këtu është te Shesheli… mosnjohja e krimeve të luftës, mosshkëputja e raporteve me Rusinë, është një Vuçiq i cili është në origjinën e vet”, deklaroi ai në “Këndi i Debatit” në Tëvë 1.

Ai theksoi se Vuçiq shpeshherë është konfuz në deklaratat e tij dhe i ndërron ato disa herë brenda ditës.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS