KAMBERI I QUAN RACISTE DEKLARATAT E KRYEMNISTRES SERBE

Pas dekleratës skandaloze të kryeminitres serbe, Ana Bërnabiq, se:“Keni punë me njerëz që bukualisht kanë dal nga mali”, duke iu referuar shqiptarëve në Kosovë, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i kryetarit të Bujanocit, Shaip Kamberi, i cili ka shkruar: “Qasja e saj (Ana Bërnabiqit), e bazuar në stereotipet serbe ndaj shqiptarëve të krijuara që në Luftërat Ballkanike, qëllimi i të cilëve ishte që shqiptarët të paraqiten si njerëz të egër për t’u arsyetuar okupimi i tokave të tyre, pas tërheqjes së Perandorisë Osmane, tregon më së miri se pikëpamja aktuale serbe ndaj shqiptarëve është raciste duke i konsideruar ata si njerëz inferiorë.”

Deklerata skandaloze mbi shqiptarët të kryeministres serbe, vijnë gjatë një konference për media me shefin e Delegacionit të Bashkimit Europian në Serbi, Sem Fabrici.

Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq, ka deklaruar se është e shqëtësuar dhe se i frikësohet situatës në Kosovë, përshkakë se Prishtina nuk po mendon racionalisht edhe për kualitetin e jetës së zhqiptarëve në Kosovë, deri sa Beogradi është palë reacionale dhe për atë arsye në këto moment ka paqe dhe qetësi në në Kosovë.

Keni punë me njerëz që bukvalisht kanë dal nga mali. Për ata është njejtë, sikur atje të ketë luftë apo të mos ketë, dhe kjo më frikëson”– ka vlerësuar Ana Bërnabiq në një konferencë për gazetarë me shefin e Delegacionit Evropian në Serbi, Sem Fabrici.

Në vijim po ju sjellim reagimin e kryetarit të Komunës së Bujaocit, Shaip Kamberi në facebook:

https://www.facebook.com/197113136299/posts/10155978966331300/

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS