Ka filluar punimet seanca konstituive e Kuvendit të RMV

Sot me fillim në orën 11:00 është ftuar të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, e që për udhëheqëse është deputetja më e moshuar e përbërjes së re parlamentare, Merita Kollçi Koxhaxhiku.


Sipas rendit të ditës, seanca plenare ka katër pika.

Pasi të konstatohet kuorumi, zgjedhet përbërja e Komisionit Verifikues të Kuvendit, me propozimin e të cilit Kuvendi i verifikon mandatet e deputetëve. Në bazë të raportit të Komisionit Shtetëror Zgjedhor për zgjedhjet e 8 majit, Komisioni Verifikues, dorëzon raport për çdo deputet dhe më pas i njëjti votohet.

Pas kësaj, deputetët do të zgjedhin përbërjen e Komisionit për Çështje Zgjedhjeve dhe Emërimeve, ndërkaq në fund, deputetët do të zgjedhin kryetarin e Kuvendit.

Sipas Rregullores së Kuvendit, seanca konstituive mund të zgjasë më së shumti tre ditë, ndërkaq Kuvendi llogaritet i konstituuar me zgjedhjet e kryetarit të Kuvendit.

10 ditë pas konstituimit të Kuvendit, presidentja e shtetit është e obliguar që ta japë mandatin për formimin e Qeverisë. Mandatari, në afat prej 20 ditësh duhet të dorëzojë në Kuvend program qeveritar dhe propozim të përbërjes qeveritare, që më pas të bëhet votimi në Kuvend me minimum 61 vota.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski i pyetur sot se nga kush pret mbështetje për kryetarin e ri të Kuvendit, u përgjigj shkurt se nga të gjithë ata që kanë firmosur që Afrim Gashi të jetë kryetari i ardhshëm i Kuvendit, shkruan Alsat.

“Pres mbështetje nga të gjithë ata që kanë firmosur që Afrim Gashi të jetë kryetar i Kuvendit”, u përgjigj Mickoski.

Aziri: Koalicioni eventual mes VMRO-së dhe VLEN-it, nënkupton krizë të thellë politike

Deputeti Ilmi Aizrti nga Fronti Evropian sot në prag të seancës konstituive deklaroi se koalicioni eventual mes VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-it do të shkaktonte krizë të thellë të legjitimitetit, andaj theksoi se do të ishte mirë që gjërat të vlerësohen para se të merren vendime, shkruan Alsat.

“Ende nuk janë në sipërfaqe numrat e shumicës, nëse ndodh ajo që po flitet në opinion se do të ketë koalicion në mes VMRO-së dhe VLEN-it besoj se do të na shfaqet problemi i krizës së thellë të legjitimitetit dhe pastaj shtrohet pyetja se çka ti bëjmë ne legjitimitetit që e kemi marrë prej qytetarëve. Andaj vlerësoj se do duhet mirë ti vlerësojmë gjerat para se të marrim vendime. Atë që e thash më herët ne të gjithë se bashku deputetët e Frontit Evropian do të takohemi tash dhe do t’i diskutojmë të gjitha momentet e reja në skenën politike”, deklaroi Elmi Aziri nga Fronti Evropian.

Thaçi pa përgjigje nëse do ta mbështes Gashin për kryetar të Kuvendit të RMV

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi njëherit pjesë e Frontit Evropian në prag të seancës konstituive të Kuvendit i pyetur nga gazetarët nëse do të mbështes Afrim Gashin për kryetar të Kuvendit, nuk dha përgjigje. Ndërkohë i pyetur nëse është i koordinuar me BDI-në, tha shkurt.

“Le vëlla BDI-në, Fronti Evropian, Fronti Evropian”, tha shkurt Thaçi.

Apasiev: Nuk mbështesim kandidatin shqiptar për kryetar të Kuvendit

Kryetari i partisë e Majta edhe njëherë shpalosi qëndrimine subjektit që ai drejton se nuk do të mbështesin kandidatin shqiptar për kryetar të Kuvendit. Ai madje i ofroi mbështetje pa kushte kreut të VMRO-DPMNE-së për siç u shpreh vetëm e vetëm të mos kosovarizohet sërish Kuvendi i Maqedonisë, shkruan Alsat.

“Ne do të japim mbështetje që të mos jetë kryetari i ardhshëm i Kuvendit shqiptar, ja hapur i bëjmë thirrje Mickoskit që do ta mbështesim pa kushte, vetëm e vetëm që të mos kosovarizohet sërish Kuvendi i Maqedonisë”, deklaroi Apasiev.

ARTIKUJT E NGJASHËM

DASH: Rusia po kërkon të shfrytëzojë tensionet ndëretnike në Kosovë dhe rajon

PreshevaPRESS

Politikani gjerman thotë se mund të rikthehet ideja e shkëmbimit të territoreve Kosovë – Serbi

PreshevaPRESS

Kosova me 1.586.659 banorë rezidentë

PreshevaPRESS