Ka filluar mbledhja e kryesisë së ngusht të LDK-së, pritet të flitet për mandatarin e qeverisë së re

Në selinë qëndrore të LDK’së, ka filluar takimi i partisë i ftuar nga kryetari i Lidhjes, Isa Mustafa, raporton Gazeta Express.


Kjo mbledhje e LDK-së vjen një ditë pas deklaratës së presidentit Hashim Thaçi se këtë javë do të nisin hapat e parë për një qeveri të re.

Ndryshe nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani pak më parë u shpreh e surprizuar kur dëgjoi nga mediat se LDK mban sot mbledhje, pasi e njëjta nuk mori ftesë për këtë takim të përfaqësuesve të LDK-së.

Por në këtë takim të pranishëm janë: Lutfi Haziri, Anton Quni, Gazmend Muhaxhiri, Kujtim Shala, Arban Abrashi, Arben Gashi, Avdullah Hoti e shumë të tjerë.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Si i keqpërdorën dy kosovarë ndihmat sociale të Zvicrës për financim të terrorizmit?

PreshevaPRESS

Gjermania shpërbën shoqatën “Muslim Interaktiv”

PreshevaPRESS

Nga emigrantët që nxisin ekonominë deri te dhuna në trena – lajmet që tronditën Zvicrën këtë javë

PreshevaPRESS