Ja çka preferojnë nutricionistët të konsumoni gjatë Ramazanit

Muaji i shenjtë i Ramazanit sapo ka filluar dhe të gjithë agjëruesit duhet ta dinë se çfarë ushqime duhet konsumuar, në mënyrë që këtë periudhë ta kalojnë sa më shëndetshëm.


Ka fakte që tregojnë se agjërimi ka efekte pozitive në shëndetin tonë. Duke përcjellë disa këshilla nga nutricistët të cilat janë të thjeshta për t’u aplikuar, mund të ju ndihmojnë të humbni peshë, të ulni shtypjen e gjakut dhe nivelin e kolesterolit.

Pini shumë ujë dhe hani ushqime hidratuese gjatë Ramazanit
Pini shumë ujë, të paktën 10 gota ujë gjatë periudhës mes Iftarit dhe Syfyrit. Si ëmbëlsirë shtoni edhe shalqirin në tryezën tuaj. Poashtu perimet si domatja dhe trangulli të cilat mbajnë trupin tuaj shumë të hidratuar. Duhet t’ju ikni pijeve që përmbajnë kafeinë si kafja, qaji, pijet energjike të cilat qojnë në dehidrim të tepërt të trupit.
Konsumoni ushqimet e duhura në Syfyr

Që në orët e agjërimit të keni energji të mjaftueshme, në Syfyr duhet të konsumoni karbohidrate komplekse si fruta, perime, leblebi dhe fasule. Ushqimin gatuajeni me vaj ulliri. Konsumoni avokado dhe salmon, poashtu kirikika, lajthi, bajame të pakriposura.

Rimbusheni energjinë tuaj duke ngrënë një Iftar të shëndetshëm dhe të balancuar

Duke ngrënë tri hurme që ta thyeni agjërimin është një mënyrë e shëndetshme dhe tradicionale. Hurmet dhe drithërat janë burim i shkëlqyeshëm i fibrave. Hani shumë perime që të merrni vitamina dhe nutritientë. Përgatitni mish të pjekur, pulë ose peshk që te keni proteina. Në përgjithësi shmangni ushqimet e fërguara dhe të procesuara të cilat kanë shumë yndyrë dhe sheqer.

Kujdes të mos hani shumë shpejtë dhe të rëndoni organizmin tuaj.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Oxford shpallet sërish universiteti më i mirë, institucionet evropiane në rënie

PreshevaPRESS

E diela me diell dhe vranësira, temperaturat arrijnë në 22 gradë

PreshevaPRESS

Këta janë fituesit e çmimit Nobel në Mjekësi

PreshevaPRESS