Dy palestinezë u vranë nga sulmet ajrore të Izraelit në Rripin e Gazës, duke rritur numrin e vdekjeve në 12, që nga fillimi i ofensivës më 12 nëntor.
Në shenjë hakmarrjeje, militantët palestinezë hodhën raketa në Izrael.
Kjo është dita e dytë e një përshkallëzimi të dhunës ndërkufitare, pasi Izraeli vrau në Rripin e Gazës një komandant të lartë të Xhihadit Islamik, një grup militant palestinez i mbështetur nga Irani.
Izraeli tha se Baha Abu Al-Atta kishte kryer një seri sulmesh ndërkufitare dhe po planifikonte më shumë.
Një sulm raketor izraelit shënjestroi gjithashtu shtëpinë e një zyrtari të Xhihadit Islamik në Damask, duke vrarë dy persona, sipas mediave shtetërore siriane. Xhihadi Islamik tha se objektivi ishte shtëpia e liderit politik ,Akram Al-Ajuri.
Si përgjigje, militantët gjuajtën rreth 200 raketa në Izrael gjatë gjithë ditës. Sulme e mëtejshme ajrore izraelite mbi objektivat e grupit militant në Gaza vranë tetë palestinezë.
Hamasi, grupi kryesor militant që drejton Rripin e Gazës, me sa duket po qëndron jashtë luftimeve.
I dërguari i Kombeve të Bashkuara për Lindjen e Mesme është nisur në drejtim të Kajros për të filluar ndërmjetësimin, në mënyrë që ti jepet fund dhunës, tha një burim diplomatik për Reuters./REL