ISH OKF “PRESHEVA” KA FINANCUAR SHOQATË ENDE PA U THEMELUAR

Edhe pse Komuna e Preshevës anuloi konkursin për bashkëfinancimin e projekteve me qëllim të realizimit të interesit publik në fushën e informimit në territorin e komunës së Preshevës për vitin 2019, e njëjta u kujdes që portalit që merret me propagandimin e politikës së APN-së, njëherë në pronësi të drejtorit të shtëpisë së shëndetit në Preshevë, të i sigurohen afro 20000 euro.


Anulimi i konkursit për bashkëfinancim të projekteve mediale vjen pasi që siç është raportuar nëpër mediat lokale, Komuna e Preshevës kishte detyruar tri institucione publike në Preshevë si shtëpia e kulturës “Abdulla Krashnica”, Qendra Sportive “Presheva” dhe Ndërmarrja Publike “Moravica” të i ndajnë mjete financiare portalit të drejtorit të shtëpisë së shëndetit duke i siguruar kështu buxhet afro 20000 euro.

Kjo ishte planifikuar të ndodhte përmes nënshkrimit të kontratave për  përcjelljen e aktiviteteve të këtyre institucioneve publike.

PreshevaPRESS ju sjell kontratën përmes së cilës  Qendrës Sportive “Presheva” në Preshevë (ish OKF) në mënyrë joligjore dhe me shumë falsifikime ka krijuar kushtet për të ia ndarë 500000.00 din., portalit të drejtorit të shtëpisë së shëndetit.

Edhe pse kontrata është shkruar dhe nënshkruar në muajin dhjetor të vitit 2019, në kontratën e nënshkruar mes Qendrës Sportive “Presheva” dhe shoqatës “info SUN 2020” e që është në pronësi të bashkëshortes së drejtorit të shtëpisë së shëndetit, shkruan se kjo kontratë është realizuar më 09.01.2019.

Kjo vërteton edhe keqpërdorimet dhe kontratën e paligjshme e cila është bërë në nxitim pasi që sipas informacioneve të Agjensionit për Regjistrin Afarist të Serbisë, shoqata “info SUN 2020” nga Presheva është themeluar më 24.04.2019 derisa është regjistruar si subjekt juridik më 09.05.2019.

Kliko për tu rritur

Sipas kontratës që PreshevaPRESS ka siguruar, Qendra Sportive “Presheva” dhe shoqata “info SUN 2020” nga Presheva kanë nënshkruar këtë kontratë 4 muaj para se ajo të themelohej. Pra ende pa u themeluar e as pa u regjistruar ligjërisht, Qendra Sportive “Presheva” nga Presheva i ka nda 500000.00 din., shoqatës së bashkëshortes së drejtorit të shtëpisë së shëndetit në Preshevë.

PreshevaPRESS gjithashtu ju sjell dokument që dëshmon se bartja e portalit nga shoqatat tanimë e në likuidim për shkaqe të parregullsive, në shoqatën e re “info SUN 2020” është realizuar më 20.05.2019 që sërish dëshmon se kontrata mes Qendrës Sportive “Presheva” dhe shoqatës së bashkëshortes së drejtorit të shtëpisë së shëndetit – “info SUN 2020” është joligjore.

PreshevaPRESS ka pyetur prokuroritë përkatëse për inicimin e hetimeve për shkelejt dhe falsifikimet e bëra me rastin e nënshkrimit të kësaj kontrate por ende nuk ka marrë përgjigje.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS