ISH DEPUTETI I KOSOVËS, LABINOT TAHIRI PREMTON TË DHUROJË 10 MIJË EURO PËR PRESHEVËN

Labinot Tahiri, këngëtar dhe ish deputet në parlamentin e Kosovës thotë se ka ndarë 10 euro për shqiptarët në Preshevë.


Ai përmes një postimi në facebook dhe diskutim live e bëri të ditur këtë informacion.

“Mirëdita Preshevë, Medvegjë e Bujanovc! Ju përshëndet Kosova e Shqipërisë se bashku me DIASPORË! Sot, i ndava 10.000 euro për gjakun tonë të shqipes për vëllezërit dhe motrat në Preshevë”, shkroi Tahiri.

Ai ka kritikuar strukturat politike në Kosovës që nuk i del në ndihmë shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

Siç ka mësuar PreshevaPRESS nga kontakti me një zyrtarë të Komunës së Preshevës, ndihma monetare e Labinot Tahirit do të jetë edhe një sfidë e re, për dhkak të procedurave tejet të komplikuara për transferin e parave nga Kosova në institucionet e Preshevës dhe se mbetet të shihet në të ardhmen mënyra e transferit të këtyre psarave.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS