Instituti Republikan i Hidrometerologjisë paralajmëron breshër, erëra të forta dhe reshje të dendura

Foto ilustrim

Instituti Republikan i Hidrometerologjisë ka lëshuar një paralajmërim, përmes të cilës ka kërkuar vëmendje për parashikimin e kohës së keqe e cila pritet të përfshij edhe vendin tonë.


Ky institut ka paralajmëruar se nga sot pasidtez në mbrëmje dhe gjatë natës, në të gjithë territorin e Serbisë parashihen të reshura lokale, parashihet prishje e motit – breshër, erëra të forta dhe reshje të dendura.

Siç është e shkruar në faqen e Institutit Republikan Hidrometerologjik të Serbisë në internet, përkeqësimi i motit nesër do të zgjërohet në të gjithë territorin e Serbisë, sidomos në pjesën e Serbisë qëndrore dhe asaj jugore.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Të dielën fillon ora verore, akrepat lëvizin një orë përpara

PreshevaPRESS

E martë e vranët, priten reshje shiu

PreshevaPRESS

Agjërimi gjatë Ramazanit, udhëzime nga ekspertët shëndetësor për iftarin, syfyrin dhe personat me sëmundje kronike

PreshevaPRESS