Për të gjithë ata që duan t’i trajtojnë apo parandalojnë sëmundjet e zemrës, ekspertët e mjekësisë alternative e rekomandojnë një ilaç natyral i cili është i vjetër 800 vjet.
Ilaçi është shumë i lehtë për t’u përgatitur në shtëpi dhe ka rezultate të mahnitshme.
Receta origjinale i përket Opatika Hildegard von Bingen që kishte jetuar në shekullin e 13-të dhe ka vdekur në moshën 81 vjeçare.
Më vonë, receta e saj për sëmundje të zemrës ishte përdorur nga shumë doktorë të famshëm të cilët ua kishin rekomanduar pacientëve.
Ky ilaç përdoret për trajtimin e aritmisë, dridhjeve, etj.
Gjithashtu është zgjidhje natyrale e përsosur edhe për mbrojtjen e enëve të gjakut.
Më së shumti rekomandohet për ata që duan t’i parandalojnë sëmundjet e zemrës.
Përbërësit:
– 10 tufa majdanoz të freskët (pa rrënjë)
– 1 litër verë e bardhë ose e zezë
– 2 lugë gjelle uthull vere
– 300 gramë mjaltë organike
Përgatitje:
Tufat e majdanozit i vendosni në 1 litër verë dhe pastaj ia shtoni 2 lugë gjelle uthull të pastër vere.
I vloni për 10 minuta dhe pastaj i shtoni 300 gramë mjaltë, duke e lënë të vlohet në temperaturë të ulët edhe për 4 minuta tjerë.
Produktin e fituar e vendosni në një shishe dhe e konsumoni nga një lugë gjelle në ditë.