Horoskopi ditor, 14 janar 2020

Dashi

Pritet qe gjerat te shkojnë mire gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Partneri do ju mbaje ne pëllëmbe te dorës dhe do ju surprizoje ne çdo moment. Beqaret do kenë takime te papritura, por qe do ua ndryshojnë jetën për mire. Ne planin financiar ka rrezik te bëni disa gabime te pafalshme te cilat do ndikojnë mjaft ne te ardhmen e gjendjes suaj.

Demi

Venusi dhe Neptuni do bëhen bashke sot dhe do krijojnë një klime harmonike. Do dashuroheni pa dorashka dhe do ndiheni për mrekulli. Beqaret duhet t’i bëjnë sytë katër dhe te shohim mire kudo qe te shkojnë. Ne momentet qe me pak e presin mund te shfaqen persona interesante. ne planin financiar do keni goxha përmirësime dhe do ndiheni mire.

Binjaket

Do ndiheni te kënaqur sot pranë atij qe dashuroni dhe nuk do kërkoni te ndaheni për asnjë çast. Shpesh do ju duket vetja si ne ëndërr. Beqaret do jene me mire ashtu si janë dhe nuk do e kërkojnë me ngulm një person për ta pasur ne krah. Ne planin financiar ka rrezik qe te keni goxha probleme për shkak se kohet e fundit jeni treguar te pamatur dhe te pakujdesshëm.

Gaforrja

Do keni shume fat ne planin sentimental gjate kësaj dite. Partneri do ju mbaje ne pëllëmbe te dorës dhe do kaloni çaste te mrekullueshme. Edhe beqaret do jene me fat dhe me ne fund pas kaq kohesh kërkimi do e gjejnë atë qe do ju përshtatet ne çdo pike. Te ardhurat do vijnë duke u rritur. Do jeni disi me te qete se kohet e fundit kur te kryeni shpenzime.

Luani

Do jeni shume te qarte për ato qe doni te bëni ne jetën tuaj ne çift sot dhe do flisni hapur me partnerin. Ai do jete i gatshëm t’ua plotësojë dëshirat me te zjarrta. Beqaret nuk do jene ne humorin e duhur për te filluar një histori dashurie dhe do mbeten serish vetëm. Gjendja financiare do jete e mire, por kjo nuk do te thotë qe ju te shpenzoni me symbyllur.

Virgjeresha

Gjete kësaj dite do përjetoni emocione te paparashikuara dhe emocionet do jene te njëpasnjëshme. Partneri do jete ai qe do mendoje edhe për detajet me te vogla. Beqaret nuk do mendojnë për dashurinë, por një takim i papritur do i beje qe te mos qëndrojnë indiferente. Nuk do ju pëlqejë aspak te kurseni para, por situata do jete e tille qe duhet ta bëni patjetër.

Peshorja

Do keni nevoje shume te madhe për me tepër qëndrueshmëri ne jetën tuaj ne çift sot, por vështirë se do ja dilni. Partneri do jete me humor te keq dhe nuk do preferoje te qëndrojë pranë jush. Gjithsesi mos u nxitoni te merrni vendime. Beqaret duhet te mendohen mire pe rate qe duan te bëjnë para se te vendosin. Financat nuk do jene problematike.

Akrepi

Asgjë e rëndësishme apo e veçante nuk ka për te ndodhur sot ne jetën tuaj ne çift. Ne përgjithësi do jete rutina ajo qe do mbizotërojë. Beqaret nuk do jene te vendosur pe rate qe duan te bëjnë dhe mund te humbasin edhe mundësitë qe do iu jepen për histori dashurie pasionante. Financat do kenë probleme te vogla. Merrni sa me shpejt masa strikte.

Shigjetari

Te dashuruarit do kalojnë çaste romantike pranë te dashurit te zemrës. Nuk pritet as problemi me i vogël mes tyre. Beqaret duhet te tregohen shume te matur gjate kësaj dite sepse disa presona do kërkojnë t’i joshin vetëm sa për t’i lënduar me pas. Mos ja kini besën askujt. Ne planin financiar duhet te bëni pak ekonomi. Do ju duhen para për me vone.

Bricjapi

Do e thelloni edhe me tepër lidhjen ne çift gjate kësaj dite dhe do bëni plane mbi te ardhmen. Disa mund te mendojnë për një martese shume shpejt. Beqaret do preferojnë edhe sot te qëndrojnë ashtu si janë. Nuk ka ardhur ende koha për ndryshime. Ne planin financiar duhet t’i bëni sytë katër dhe te mateni mire para se te shpenzoni.

Ujori

Dite euforike kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Si ju ashtu edhe partneri do jeni te gatshëm te toleroni dhe te bëni gjithçka qe çdo gjë te shkoje për mrekulli. beqaret do jene me shume fat ne dashuri. Jeta e tyre do ketë ndryshime rrënjësore. Klima yjore nuk do jete e keqe as për financat. Gjendja do jete përgjithësisht e mire nëse shpenzoni me kursim.

Peshqit

Ju qe jeni ne një lidhje duhet te gjeni mënyra te veçanta për ta shprehur dashurinë. Ne këtë mënyrë do ndiheni te dy me mire. Priten dashuri me shikim te pare sot për te dashuruarit, megjithatë nuk duhet menjëherë te hidhni hapa. Njihuni njëherë me ata persona. Ne planin financiar duhet me patjetër te merrni masa. Kërkoni edhe ndihme nëse nuk ja dilni dot vete.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Oxford shpallet sërish universiteti më i mirë, institucionet evropiane në rënie

PreshevaPRESS

E diela me diell dhe vranësira, temperaturat arrijnë në 22 gradë

PreshevaPRESS

Këta janë fituesit e çmimit Nobel në Mjekësi

PreshevaPRESS