Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, pas takimit me kryetarin e Bujanocit, Nagip Berisha, në një konferencë për media ka treguar se çfarë u bisedua.
Hill, për herë të parë e ka vizituar Luginën e Preshevës, dhe tha se kanë biseduar për të drejtat e shqiptarëve.
Kur u pyet për reciprocitetin e të drejtave të shqiptarëve krahas serbëve të Kosovës, në kuadër të dialogut, ai tha se kjo është çështje e brendshme e Serbisë, dhe se një gjë e till nuk u diskutua në takimin e fundit në Ohër dhe Bruksel.