Helmi i bletës mund të shërojë kancerin e gjirit

Përbërjet e gjetura brenda helmit të bletës mund të ndihmojnë në trajtimin e formave agresive të kancerit të gjirit pa vënë në rrezik qelizat e shëndetshme, zbuloi një studim klinik.


Ekspertët nga Universiteti i Australisë Perëndimore përdorën helm nga 312 bletë të gjetura në Perth, Australi Perëndimore, Irlandë dhe Angli si pjesë e hulumtimit.

Ekipi testoi efektet e helmit në lloje të ndryshme të kancerit të gjirit që kanë trajtim të kufizuar.

Ata zbuluan se ai shkatërronte me shpejtësi tumoret dhe qelizat kancerogjene, shkruan Daily Mail, transmeton Koha Jonë.

Para këtij studimi askush nuk kishte krahasuar efektet e helmit të bletës ose një përbërës të helmit të quajtur melittin në llojet e qelizave kanceroze dhe normale.

Studiuesit ishin në gjendje të nxjerrin melittin nga helmi, ta rikrijojnë atë dhe më pas ta përdorin atë për të vrarë deri në 100 për qind të qelizave kancerogjene pa pasur efekt në qelizat normale.

Ekipi Australian zbuloi se produkti sintetik pasqyronte shumicën e efekteve anti-kancer të helmit të bletës.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Spektakli “Shën Tereza, shqiptarja e gjithë botës” që mblodhi të gjithë shqiptarët në Luginë, do të transmetohet në Klan Plus

PreshevaPRESS

Autizmi tashmë mund të zbulohet nga testi në një fije floku…

PreshevaPRESS

Mot i kthjellët dhe me temperatura relativisht të larta gjatë javës

PreshevaPRESS