Shtabi Republikan i Krizave / Foto: Fonet

HAPEN QENDRAT TREGTARE, MËSIMI ONLINE DERI MË 19 PRILL

Nga data 12 prill, qendrat tregtare do të hapen nëse vazhdon ky trend i situatës pandemike në vend, ka thënë anëtari i Shtabit republikan për parandalimin e pandemisë, dr. Branislav Tiodoroviq.


Bizneset që ofrojnë shërbime në fushën e gastronomisë që gjenden brenda qendrave tregtare do të vazhdojnë të mbeten të mbyllura, është vendosur në mbledhjen e shtabit.

“Situata është ende në statusin e jashtëzakonshëm, me një trend të lehtë rënie sa i përket rënies së numrit të infektimeve të reja. Gjithashtu vërehet një rënie e kontrolleve të reja nëpër covid ambulantat” ka thënë Tiodoroviq pas mbledhjes së mbajtur.

Ai gjithashtu ka njoftuar se Shtabi ka vendosur që deri më 19 prill të vazhdojë mësimi online, derisa pas 19 prillit të fillojë mësimi i rregullt nēpër shkolla, përveç vendeve që janë vatër e infektimeve.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Komuna e Bujanocit vendosë partneritet me Haraçinën

PreshevaPRESS

Sinani ka pritur në takim shefin e zyres së Osbe-së në Bujanoc

PreshevaPRESS

Në Preshevë fillon grumbullimin e qenve endacak

PreshevaPRESS