FTOHET SEANCA KONSTITUIVE E KUVENDIT NË BUJANOC

Ftohet seanca konstituive e Kuvendit Komunal në Bujanoc.


Burime të sigurta brenda Partisë Demokratike të Nagip Arifit kanë deklaruar se PD tashmë ka siguruar numrin e  nevojshëm për konstituimin e Kuvendit të Bujanocit, e që janë 21 këshilltarë të Kuvendit komunal të Bujanocit.

Gjatë kësaj seance pritet themelimi i organeve të reja drejtuese të Komunës së Bujanocit.

Të njejtat burime thonë se Nagip Arifi tashmë ka arritur marrëveshjen me Partin Përparimtare Serbe SNS për të ndarë të gjitha funksionet në vetëqeverisjen lokale në Bujanoc.

Përveç PD dhe SNS, përflitet se edhe Lëvizja e Progresit Demokratik të Shqiprim Musliut pritet të jetë pjesë e këtij koalicioni,

Ky koalicion nuk do të përbëhey nga ajo që gjatë gjithë kohës kishin promovuar partitë shqiptare në komunën e Bujanocit, e që është shumicë qeverisëse shqiptare me më shumë se 21 këshilltarë.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Mustafa vazhdon traditën e Arifit, financon ekskursionin e maturantëve të Preshevës

PreshevaPRESS

Shtatë parti në garën për zgjedhjet lokale në Preshevë

PreshevaPRESS

PVD dorëzon listën zgjedhore në Bujanoc

PreshevaPRESS