Është ftuat mbeldhja a tretë e Organit të përkohshëm në Komunën e Preshevës.
Kryetari i Organit të përkohshëm në Komunën e Preshevës, Ragmi Mustafa, ka ftuar mbledhjen e tretë për datën 26.04.2024, me fillim në orën 08:00.
Pas shkarkimit dhe emërimit të Këshillave drejtues dhe mbikqyrës të institucioneve publike dhe atyre ku Kuvendi i Preshevës është themelues ose bashkëthemelues, në mbledhjen e ardhshme do të shkarkohen dhe emërohen ushtruesit e detyrës së drejtorit në:
- Ndërmarrjen publike “Moravica” në Preshevë;
- Bibliotekën “Mehmet Jusufi” në Preshevë;
- Shtëpinë e kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë;
- Qendrën për punë sociale në Preshevë;
- Qendrën sportive “Presheva” në Preshevë;
Përveç emërimit të ushtruesve të detyrës së drejtorëve në këto institucione, në mbledhjen e ardhshme do të emërohen edhe:
- Komisioni për çështje mandatare, imunitet dhe emërime;
- Komisioni për zhvillim ekonomik, buxhet dhe financa;
- Komisioni për çështje administrative, bujqësi e ndërmarrje në sektorin privat;
Gjithashtu në këtë mbledhje do të shkarkohet dhe emërohet edhe Komisioni për përgatitjen dhe përcjelljen e Konkursit për ndarjen e mjeteve për ekskursion për maturantët dhe semimaturantët.