Foto / Udhëheqësit e Komunës së Preshevës vizitë në MPJ të Shqipërisë

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani dhe zëvendësi i saj, Ragmi Mustafa, kanë takuar sot në Tiranë, shefin e diplomacisë shqiptare, Igli Hasani.


Temat e bisedës, kryetarja Sinani i ka shpalosur përmes një njoftimi në Facebook. 

Përveç në Ministrinë e Punëve të Jashteme, Sinani e Mustfa kanë zhvilluar takime edhe në Ministrinë e Arsimit, atë të Ekonomisë, Turizmit dhe Odën Ekonomike, ka njoftuar Mustafa përmes një postimi në Facebook.

Në vazhdim ju sjellim njoftimin e plotë të Sinanit të publikuar në rrjetin shoqëror Facebook:

Hapja e kapitujve për anëtarësimin në Bashkimin Evropian – një hap më afër shqiptarëve me Evropë.

Sot patëm kënaqësinë të mirëpritemi nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Igli Hasani.

Ky takim i rëndësishëm u fokusua në hapjen e kapitujve të ri për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, një arritje që ka rëndësi të madhe për të gjithë shqiptarët, kudo që janë.

Shpreha mirënjohjen dhe falënderimet tona të sinqerta për angazhimin dhe përkushtimin e ministrit për çështjet e Komunës së Preshevës në veçanti dhe Luginës së Preshevës në përgjithësi.

Diskutuam për disa nga sfidat kritike që përballen shqiptarët në këtë rajon, përfshirë:

    • Pasivizimin e adresave,
    • Mosnjohjen e diplomave nga Republika e Kosovës,
    • Çështjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak.

Ministri na siguroi për mbështetjen e tij të vazhdueshme në realizimin e projekteve të rëndësishme për zhvillimin e kulturës dhe ekonomisë lokale, si:

    • Panairi i Librit Shqip në Komunën e Preshevës,
    • Murale artistike për zbukurimin e qytetit,
    • Subvencionimi i startapeve për të rinjtë,
    • Ndërtimi i shkollës fillore “Selami Hallaçi” në Rahovicë.

Ne ndamë një vizion të përbashkët për fuqizimin e identitetit kulturor dhe zhvillimin ekonomik të rajonit, duke u angazhuar për projekte që do të sjellin përfitime të qëndrueshme dhe të ndjeshme për qytetarët tanë.

Faleminderit shtetit shqiptar për mbështetjen e tij të vazhdueshme në këto përpjekje të rëndësishme.

Në vazhdim ju sjellim njoftimin e plotë të Mustafës të publikuar në rrjetin shoqëror Facebook:

Vizita të frytshme, vëllezërore e pafund mikëpritse sot në Ministritë e Qeverisë Shqiptare në Tiranë. Takim me ministrin e jashtëm Igli Hasani pastaj pranim në Ministrinë e Arsimit, të Ekonomisë, Turizmit dhe Odën Ekonomike. Të gjitha këto premtuese gjer në fund për bashkëpunim si në fushën politike ashtu edhe investive e zhvëllimore.

ARTIKUJT E NGJASHËM

OKB e shqetësuar për shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Luginë / Çfarë thuhet në këtë raport

PreshevaPRESS

Presheva dhe Bujanoci pa energji elektrike të dielën

PreshevaPRESS

Edhe pas më shumë se 24 orë nga grabitja në Tërnoc pa gjurmë të autorëve

PreshevaPRESS