FILLON DEZINFEKTIMI I XHAMIVE NË KOMUNËN E BUJANOCIT

Komuna e Bujanocit dhe Këshilli i Bashkësisë Islame me seli në Bujanoc në bashkëpunim me Stacionin e Veterinarisë, kanë filluar me dezinfektimin e të gjitha xhamive në territorin e Komunës së Bujanocit.


“Përveç selisë së KBI-së, gjatë ditës do të dezinfektohen mbi 20 xhami në vendbanimet e komunës së Bujanocit”, kështu ka njoftuar komuna e Bujanocit përmes faqes së saj në facebook.

Ditë më parë sipas rekomandimeve është bërë dezinfektimi i hyrjeve/daljeve dhe hapësirave brenda dhe jashtë objektit të administratës komunale”.

Lidhur me dezinfektimin komuna e Bujanocit me vendosjen e masave urgjente  i ka rekomanduar institucioneve dhe enteve republikane, si dhe të gjithë subjektet ekonomike që veprojnë në territorin e Komunës së Bujanocit, të sigurojnë dezinfektues të mjaftueshëm dhe të ndërmarrin rregullisht masa dhe aktivitete në përputhje me rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit të Shëndetit Publik të Vrajës. ./Titulli.com

ARTIKUJT E NGJASHËM

OKB e shqetësuar për shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Luginë / Çfarë thuhet në këtë raport

PreshevaPRESS

Presheva dhe Bujanoci pa energji elektrike të dielën

PreshevaPRESS

Edhe pas më shumë se 24 orë nga grabitja në Tërnoc pa gjurmë të autorëve

PreshevaPRESS