FESTA E DIASPORËS NË MEDVEGJË FOLI, FRYMOI E KËNDOI SHQIP

Të mbledhur me zemërgjerësinë ndaj vendlindjes, këtë ditë e bënë të jetë e mrekullueshme takimi tradicional “Ditët e Diasporës”, nën përkujdesjen e SHH “Medvegja” në Fully të Zvicrës.


Manifestimi u zhvillua me program të pasur kulturor-zbavitës, me këngë e valle shqipe, në Banjë të Sijarinës. Shoqata Humanitare” Medvegja” me dekada të tëra është përpjekur dhe po përpiqet që ta kryejë funksionin e vet për të cilin është themeluar, gjithënjë në funksion të humanitetit dhe ndihmës për njerëzit në nevojë, por edhe për avancimin e pozitës së shqiptarëve në Trojet tona etnike, e cila fatkeqësishtë është në gjendje të rëndë.

Vazhdimisht jemi angazhuar që të mbështetim, sikur që po mbajmë edhe tani, dhe përkrahim edhe aktivitetet kulturore, sepse jemi të sigurt se ato janë një tjetër burim frymëzimi dhe motivimi për të qëndruar në vatrat e tona stërgjyshore ka thënë kryetari SHH “Medvegja”, Zena Namani.

Tubimi tashmë tradicional” Ditët e Diasporës”, i filluar disa vite më parë tani po bëhet pikëtakim shumë i rëndësishëm ndërmjet mergimtarëve dhe banorëve vendas. Vetëm uniteti, bashkëpunimi, mirëkuptimi, mençuria, guximi e sakrifica mes nesh, mund të na shpëtojnë. Pasi ky vit i gjeti shqiptarët në Medvegjë 90% adresa të fshira ( pasivizimin e adresave) nga shteti i Serbis, atyre në diasporë por edhe atyre që jetojnë në krahinë e që nuk u shpërngulën asnjëherë kjo është edhe një masakër, gjenocid i radhës ndaj shqiptarëve, mirëpo Medvegja do të frymojë, këndojë dhe flasë SHQIP deri sa të jetë shqiptari fundit.

Në këtë manifestim morën pjesë shumë mysafir, bashkatdhetarë dhe vendës, por edhe figura të ndritura, e personalitete politike dhe fetare biznesmen që dhanë miliona për zhvillimin ekonomik në Medvegjë siç është z. Muharrem Salihu i cili me investimin e tij kapital, punësoj mbi 50 punëtorë dhe shumë të tjerë që kontribuan në arsim, kulturë dhe në të gjitha sferat e jetës për Medvegjën.

Ndër ta kishte shumë mërgimtarë që kishin ardhur nga Amerika, Zvicra e Gjermania dhe nga gjitha vendet e botës ku ata jetojnë dhe punojnë, ndër ta edhe veprimtari i shquar nga Tupalla e Medvegjës z. Gani Hajdini, nga një familje, patritike dhe atdhetare i cili nuk pushoi së kontribuari për vendlindjen pjesëmarrës në veçanti nga mërgata e Tupallës , Sfirca, Gërbaci, Siarina, Kapiti, Gjylekreshta, Llapashtica, Medvegja e Banja e Siarinës.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Sinani e Pajaziti në takim me përfaqësues të Ministrisë së Tregtisë të Serbisë

PreshevaPRESS

Përfaqësuesit e Ambasadës së Britanisë së Madhe në Bujanoc dhe Preshevë

PreshevaPRESS

Komuna e Bujanocit vendosë partneritet me Haraçinën

PreshevaPRESS