FAQJA E KOMUNËS SË PRESHEVËS E RREZIKSHME PËR VIZITORËT

Faqja zyrtare e Komunës së Preshevës në internet nga Google është futur në grupin e faqeve jo të sigurta dhe nga shfletuesi i kësaj kompani nuk preferohen që të vizitohen.

Në mesazhin i cili shfaqet nga shfletuesi i internetit Google Chrome mes të tjera thuhet “Sulmuesit mund të përpiqen të vjedhin informacionin tuaj nga presevo.rs (për shembull, fjalëkalimet, mesazhet ose kartat e kreditit). Mësoni më shumë:”.

Vlen të theksohet se ky mesazh për herë të parë është lansuar sot nga kompania më e madhe dhe më profesionale për shërbimet e internet Google.

Fjala është për “malware” që njihen si programe apo aplikacione të përpiluar dhe dizajnuar në mënyrë specifike me qëllim për të instaluar programe në aparatet nga të cilat shfletohet, kopjimin e të dhënave nga kompjuteri që shfletohet apo edhe për të dëmtuar pjesë specifike të sistemeve kompjuterike e që në popull njihen si viruse.

“presevo.rs  zakonisht përdor enkriptues  për të mbrojtur informacionin tuaj. Kur Google Chrome u përpoq të lidhej me presevo.rs këtë herë, faqja dërgoi kredencialet e pazakonta dhe të pasakta. Kjo mund të ndodhë kur një sulmues përpiqet të pretendojë të jetë një vend i paracaktuar, ose një ekran identifikimi Wi-Fi ka ndërprerë lidhjen. Informacioni yt është ende i sigurt, sepse Google Chrome e ndërpreu lidhjen përpara se të shkëmbehej ndonjë informacion.” thuhet në njoftimin që bën Google Chrome sa herë të dëshironi të shfletoni faqen e Komunës së Preshevës.

Edhe pse kjo faqe trajtohet e infektuar apo preferohet të mos vizitohet nga Google, ajo edhe më tutje mundet të shfletohet nga secili duke marrë individualisht përgjegjësin për pasojat e mundshme.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS