Eurofobi Nigel Farage kërkon aleancë me Boris Johnsonin

Eurofobi, Nigel Farage i propozoi kryeministrit britanik, Boris Johnson për të formuar një aleancë pro Brexit për zgjedhjet legjislative që do të mbahen në dhjetor, një propozim i parë me sy të mirë nga presidenti amerikan, Donald Trump.


Oferta u refuzua menjëherë nga kryeministri britanik, Boris Johnson, i cili mbështeti gjithashtu marrëveshjen e Brexit që ai negocioi me Brukselin, e denigruar nga Nigel Farage.

Kryeministri, i cili shpreson që në zgjedhjet e parakohshme të 12 dhjetorit të gjejë një maxhorancë që do t’i mundësonte të qeverisë, është angazhuar në fushatë si ai që do të mundësojë më në fund daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian, një proces në ngërç prej tre vite e gjysmë pas referendumit të vitit 2016./ATSH

ARTIKUJT E NGJASHËM

Donald Trump drejt fitores në zgjedhje

PreshevaPRESS

Avionët e parë luftarakë F-16 mbërrijnë në Ukrainë

PreshevaPRESS

Izraeli: Konfirmohet vrasja e liderit ushtarak të Hamasit, Deif

PreshevaPRESS