ËSHTË ZGJEDHUR UDHËHEQJA E RE E PVD-së NË BUJANOC

Dega e Partisë për Veprim Demokratik në Bujanoc, gjatë pasdites së djeshme ka mbajtur Kuvendin zgjedhor, në të cilin janë zgjedhur strukturat e reja drejtuese të PVD-së për Bujanoc.


Dega e Partisë për Veprim Demokratik në Bujanoc, në zgjedhjet e rregullta brendapartiake, të përfunduara mbrëmë, me mbajtjen e Kuvendit të Degës në Bujanoc, zgjodhi dr. Burhan Halilin për kryetar të Partisë për Veprim Demokratik.

Përmes një postimi në profilin e tij në facebook, kryetari i Partisë për Veprim Demokratik dhe kryetari i Komunës së Bujanocit ka uruar kryetarin e posazgjedhur të degës së PVD-së në Bujanoc, dr.Burhan Halilin. 

“Gjithçka ka fundin. Pas 13 vjet në krye të Degës së PVD-së, u lirova nga kjo detyrë duke ia kaluar dr. Burhan Halilit. Objektivi kryesor mbetet i njëjtë shtrirja absolute e PVD-së në mbarë Komunën e Bujanocit. Detyrë kjo që Kryesia e re e ka synim parësorë.” ka shkruar Kamberi në facebook. 

Përveç kryetarit të Degës janë zgjedhur edhe katër nënkryetar dhe sekretari i Degës së Partisë për Veprim Demokratik në Bujanoc, me ç`rast për nënkryetar të degës janë zgjedhur: Lemane Mustafa, Selami Mustafa, Xhemile Hasani dhe ish kryetari i KNSH-së, Galip Beqiri, derisa sekretar të degës së PVD-së në Bujanoc, është zgjedhur Ismail Pajazitin.

Me organizimin dhe mbajtjen e Kuvendit, Dega e PVD-së në Bujanoc ka përfunduar procesin e saj të rregullt zgjedhor. PVD në Bujanoc, qysh nga dita e nesërme do të filloj me përgaditjet e saja për proceset politike që e presin në periudhën vijuese.

ARTIKUJT E NGJASHËM

OKB e shqetësuar për shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Luginë / Çfarë thuhet në këtë raport

PreshevaPRESS

Presheva dhe Bujanoci pa energji elektrike të dielën

PreshevaPRESS

Edhe pas më shumë se 24 orë nga grabitja në Tërnoc pa gjurmë të autorëve

PreshevaPRESS