Erion Veliaj më 20 janar merr titullin Qytetar Nderi në Preshevë

Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj me 20 janar do të nderohet me çmimin “Qytetar Nderi” i Preshevës nga Kryetari i Kuvendit Komunal atje, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.


Veliaj në një seancë solemne do të nderohet për kontributin e dhënë për këtë komune mbase edhe për komunitetitn shqiptar atje në Luginë.

Njoftimi i plotë:

Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës më 20 janar të këtij viti me ftesë të Kryetarit të Kuvendit Komunal atje Sami Salihut, viziton Luginën e Preshevës, njëherit do të nderohet edhe me çmimin “Qytetar Nderi i Preshevës”, çmim ky i cili ishte votuar unanimisht nga të gjithë asambleistët e Kuvendit Komunal të Komunës së Preshevës.

Veliaj në një seancë solemne do të nderohet për kontributin e dhënë për këtë komune mbase edhe për komunitetitn shqiptar atje në Luginë.

Vlen të theksohet se z.Erion Veliaj si Ministër i Rinisë ishte i pari politikan nga Republika e Shqipërisë që financoj projekte konkrete ne Luginë të Preshevës.

Veliaj pritet të vizitoj Preshevën e Bujanocin më 20 janar, ditën edhe kur do të marr qmimin ” Qytetar Nderi” i Preshevës, nga asamblesitët shqiptar të kësaj Komune.

ARTIKUJT E NGJASHËM

OKB e shqetësuar për shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Luginë / Çfarë thuhet në këtë raport

PreshevaPRESS

Presheva dhe Bujanoci pa energji elektrike të dielën

PreshevaPRESS

Edhe pas më shumë se 24 orë nga grabitja në Tërnoc pa gjurmë të autorëve

PreshevaPRESS