Erdogan: Operacioni në Siri dhe Irak vazhdon, do të godasim edhe me forca tokësore

Operacioni i Turqisë në Siri dhe Irakun verior do të vazhdojë, tha presidenti turk Erdogan para gazetarëve, duke theksuar se vendi i tij do të përdorë edhe forcat tokësore.


Sulmet turke vijnë si kundërpërgjigjie ndaj bombardimeve në Stamboll ku vdiqën 6 persona dhe u plagosën mbi 81 të tjerë.

“Operacioni në Irakun verior dhe Sirinë nuk është një operacion i rastësishëm. Siç e kemi thënë edhe më parë, nëse dikush na shqetëson vendin dhe tokat tona, ne do t’i bëjmë të paguajnë çmimin. Në fakt, ka organizata terroriste në jug të Turqisë që planifikojnë shumë sulme ose që kryejnë sulme të tilla dhe përbëjnë një kërcënim. Ata janë në anën e Irakut, janë në anën e Sirisë. Këta hapa u ndërmorën në kohë. Në fakt, operacioni i ndodhur mbrëmë ishte një manifestim i plotë i këtij fakti. Sepse shkatërrimi i këtyre organizatave terroriste tani është një detyrë thelbësore e forcave tona të sigurisë. As nuk kufizohet vetëm në një fushatë ajrore. Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë do të vendosin se sa forca nga forcat tokësore duhet të përfshihen atje. Ne bëjmë konsultimin tonë dhe më pas marrim masa në përputhje me rrethanat’, presidenti turk.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Si ndikon në furnizimin me naftë kriza e fundit në Lindjen e Mesme

PreshevaPRESS

SHBA-ja del sot zyrtarisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë

PreshevaPRESS

Analiza nga REL: Çfarë opsionesh ushtarake apo të tjera ka SHBA-ja kundër Iranit?

PreshevaPRESS