Epiqendra e tërmetit që u dëgjua në Kosovë

Rreth orës 22:13 lëkundje të lehta të tokës janë dëgjuar në Kosovë.


Në lidhje me tërmeti që goditi Kosovën Insajderi ka kontaktuar Shemsi Mustafën nga Instituti Sizmologjik i Kosovës.

Mustafa ka bërë më dije se dridhja ka qenë e shkallës 3.0, ndërsa epiqendra ishte në Komunën e Lipjanit mes Magurës dhe Suhodollit.

“Në Komunën e Lipjanit mes Magures dhe Suhodollit ka qenë epiqendra në Kosovë, dridhja ka qenë e shkallës 3.0 te rihterit, ka ndodh mbrëmë rreth orës 22:13”, ka deklaruar Mustafa për Insajderin.

Dridhjet e tokës janë dëgjuar edhe në Shqipëri, konkretisht në Tiranë si dhe në Serbi e Maqedoninë e Veriut.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Austria mbyll 24 vendkalime kufitare me Hungarinë dhe Sllovakinë

PreshevaPRESS

Mbi pesë vjet burgim për shqiptarin në Zvicër që hodhi në erë bankomatin

PreshevaPRESS

BE-ja përgatitet për tarifa të mundshme amerikane

PreshevaPRESS