EMËROHET USHTRUESI I DETYRËS SË DREJTORIT NË SHTËPINË E SHËNDETIT / DOKUMENT

Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë, sot ka njoftuar se është shkarkuar nga pozita përmes një vendimi të Ministrit të Shëndetsisë, Llonçar, me ç`rast është emëruar edhe ushtruesi i detyrës së drejtorit.

PreshevaPRESS ka siguruar vendimin e Ministrit Llonçar, në të cilin thuhet se ky hap është ndërmarrë si pasojë e ndryshimit të ligjit, duke shkarkuar kështu edhe Zavendësdrejtori, kryetari dhe anëtarët e Këshillit Drejtues dhe atij mbikqyrës.

Përveç vendimit të Ministrit Llonçar, PreshevaPRESS ka siguruar edhe aktvendimin për emërimin e ushtruesit të detyrës së drejtorit të Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë, e që emëron dr.Boban Spasiq në këtë detyrë, deri në zgjedhjen e drejtorit të ri sipas ligjit në fuqi.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Gjykata e Strasburgut regjistron padinë kundër Serbisë për pasivizimin e adresave në Luginë

PreshevaPRESS

Pajaziti: Përfundojnë punimet për rregullimin e tualeteve në administratën komunale

PreshevaPRESS

Presheva vazhdon të kryesojë listën e qyteteve me pagën më të ulët në Serbi

PreshevaPRESS