Ekspozimi ndaj dritës së kaltër shkatërron qelizat e trurit

Ekspozimi i madh ndaj dritës së kaltër të lëshuar nga telefonat dhe kompjuterët, përshpejton plakjen duke shkatërruar qelizat e trurit.


Një studim nga Universiteti Shtetëror Oregon, zbulon se thithja e valëve LED përshpejton procesin e plakjes.

Efektet e këtyre valëve të zakonshme LED, janë ekzaminuar në miza pasi që kjo specie insektesh ndan të njejtat tipare qelizore si njerëzit.

Mizat e ekspozuara ndaj dy cikleve 12’orëshe të dritës së kaltër dhe errësirës patën deri në 15% jetë më të shkurtër se insektet të cilat vazhdimisht jetonin në errësirë totale ose dritë natyrale.

Dritat LED lëshojnë sasi shumë më të larta të dritës së kaltër sesa llamba inkandeshente standarde me shkëlqim të krahasueshëm.

Drita e kaltër, e cila ka një nga zgjatjet më të shkurtra të valëve, lëshohet gjithashtu nga ekranet e sheshta, telefonat inteligjentë dhe tabletat.

Prej kohësh dyshohet të jetë arsyeja që punëtorët e ndërrimit të natës, të ekspozuar ndaj dritës artificiale për më gjatë, kanë një rrezik më të madh të kancerit.

Kjo mund të prishë hormonet e tjera. Si kanceri i prostatës ashtu edhe i gjirit dihet se kanë të bëjnë me hormonet. Drita e kaltër mund të depërtojë në shtresën më të thellë të lëkurës, duke e bërë atë më të hollë dhe më të brishtë.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Oxford shpallet sërish universiteti më i mirë, institucionet evropiane në rënie

PreshevaPRESS

E diela me diell dhe vranësira, temperaturat arrijnë në 22 gradë

PreshevaPRESS

Këta janë fituesit e çmimit Nobel në Mjekësi

PreshevaPRESS