Ekspertët në Serbi rekomandojnë se duhet futur orë policore 24 orë?

Serbia ka shënuar edhe 5 viktima, gjithsej 44 dhe 148 raste të reja me covid 19, duke cuar numrin në 1624. Vendi është futur në javën e pestë të luftës kundër koronavirusit .


Ekspetët serb thonë se shtimi i numrit ka bërë që gjërat të mos jenë më në kontroll. Tani nuk dihet më se nga kush janë infektuar pacientët. Gjithcka varet nga kontaktet personale dhe mbyllja në shtëpi. Rezultatet e masave pritet të shihen nga dita në ditë.

“Sistemi funksionon dhe rregullat e sjelljes dhe protokolet janë bërë. Por, kemi patur vonesa me një pjesë dhe kemi probleme me shpejtësinë e marrjes së disa rezultateve”, tha Predrag Kon Epidemiolog.

Ekspertët rekomandojnë se duhet menduar për futjen e një ore policore 24 orë.

“Kjo mbështetet edhe nga fakti se sic duket njerëzit shfrytëzojnë kohën kur mund të dalin edhe për rekreacion. Këtu policia po u flet nga makina qytetarëve të ikin. Ushtria ka filluar të ndërtoj edhe një spital në kryeqytet, dy javët e ardhshme, dhe shumë objekte do të renovohen për pacientët”, u shpreh Mladenoviq.

“Sapo ti përfundojmë ndërhyrjet në ndërtim, do të fillojmë ta pajisim me aparatura të nevojshme mjekësore”, tha Milan Mladenoviq.

Frika nga fakti që ky virus mund të shtrihet shumë dhe të qëndroj më gjatë ka shtyer institucionet që sallen më të madhe sportive ta kthejnë në spital. /Titulli

ARTIKUJT E NGJASHËM

Kuvendit Komunal në Preshevë miraton llogarinë përfundimtare të buxhetit për vitit 2024

PreshevaPRESS

Qeveria e Kosovës në detyrë ndan mbi 626 mijë euro për mbështetjen e arsimit dhe lobimit për shqiptarët në Luginë të Preshevës

PreshevaPRESS

Të hënën mblidhet Kuvendi i Komunës së Preshevës, diskutohet shfrytzimi i Buxhetit për vitin paraprak

PreshevaPRESS