Nga tetori 2025, qytetarët do të përfitojnë ndihma më të mëdha sociale dhe shtesat për fëmijët.
Sipas të dhënave të publikuara në Gazetën Zyrtare, shuma e re bazë e ndihmës sociale për një person të vetëm do të jetë 12.266 dinarë.
Për çdo anëtar të rritur shtesë të familjes, ndihma do të jetë 6.133 dinarë (ose gjysma e shumës bazë), ndërsa për shtesat e fëmijëve nën 18 vjeç – 3.680 dinarë (që përbën 30% të shumës bazë).
Ky vendim, i miratuar nga Ministria e Punës, Punësimit, Çështjeve të Veteranëve dhe Politikës Sociale, ka hyrë në fuqi nga muaji tetor 2025.
Shuma e ndihmës sociale përcaktohet në bazë të një vlerësimi të përvitshëm të ministrisë dhe përditësohet dy herë në vit, më 1 prill dhe më 1 tetor, në përputhje me ndryshimet e çmimeve të konsumit. /LajmiAL
