DREJTORIA E PËRGJITHSHME E POLICISË SË KOSOVËS SAKTËSON RREGULLAT PËR HYRJEN NË KOSOVË

Dhoma Komanduese për Menaxhimin e Operacioneve në  Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës në një përgjigje për PreshevaPRESS, ka saktësuar rregullat për të gjithë ata që ia mësyjnë Kosovës.


Pas publikimit të një njoftimi nga ana e Komunës së Preshevës në facebook, PreshevaPRESS ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të vërtetuar se rregullat e publikuara nga Komuna e Preshevës për qytetarët e Luginës së Preshevës janë të sakta.

Në përgjigjen e Dhomës Komanduese për Menaxhimin e Operacioneve të DPP  për PreshevaPRESS në pyetjen se a janë kontaktuar nga Komuna e Preshevës thuhet se “Nuk ka ndonjë sqarim tjetër përveç atij në vendim, e që sipas vendimit të datës 31 maj 2020 janë tri situata:

1.​ ​ ​ ​ ​ ​të gjithë personat që hyjnë në RKS dhe kane testin e kryer për Covid-19 jo më të vjetër se 4 ditët e fundit nuk janë te obliguar te qëndrojnë ne vetë izolim

2.​ ​ ​ ​ ​ ​Në rastin kur nuk kanë test, ata nënshkruajnë deklaratën për vet izolim për 7 ditë

3.​ ​ ​ ​ ​ ​Kur ekipi mjekësor vlerëson se ata kanë simptoma të COVID, i japin udhëzimet e tyre se si të veprojnë.

Sa i përket pyetjeve në lidhje me personat që synojnë të shkojnë në Kosovë vetëm për qëndrim ditor, Dhoma Komanduese për Menaxhimin e Operacioneve të DPP për PreshevaPRESS ka saktësuar se askush që nuk ka dëshmi të ligjshme për vendqëndrimin e tyre në Kosovë nuk lejohen të hyjnë në Kosovë.

“Për te hyre ne RKS, shtetasit e huaj qe nuk kanë test të COVID duhet te kenë dëshmi te ligjshme për vendqëndrimin e tyre në Kosovë (kontratë qiraje, leje qëndrim apo dëshmi te tjera të pranueshme). Kjo bëhet në mënyre që të sigurohet se ata do të respektojnë masën e vetë izolimit. Andaj ata persona qe nuk paraqesin dëshmi të vendqëndrimit ku do ta mbajnë vetë izolimin nuk lejohet të hyjnë në Kosovë. thuhet në përgjigjen e Dhomës Komanduese për Menaxhkmin e Operacioneve të DPP.”

Por, siç ka njoftuar edhe Këshilli Kombëtar Shqiptar, nga këto rregulla përjashtohen studentët dhe ata që nëpër teritorin e Kosovës kalojnë tranzit.

“Përjashtim nga ky rregull bëjnë studentët të cilët vijnë në Kosovë për nënshtrim të provimeve, duke dëshmuar identitetin studentor me një dokument të vlefshëm të lëshuar nga Institucioni përkatës Arsimor në Kosovë.” thuhet në këtë përgjigje derisa saktësohet se ​”Të gjithë ata që kanë qellim kalimin transit nëpër Kosove, përjashtohen nga këto rregulla.”

ARTIKUJT E NGJASHËM

Sinani e Pajaziti në takim me përfaqësues të Ministrisë së Tregtisë të Serbisë

PreshevaPRESS

Përfaqësuesit e Ambasadës së Britanisë së Madhe në Bujanoc dhe Preshevë

PreshevaPRESS

Komuna e Bujanocit vendosë partneritet me Haraçinën

PreshevaPRESS