DREJTORI I SHTËPISË SË KULTURËS FTON ARTISTËT E ARTIT FIGURATIV

NJOFTIM !

Shtëpia e Kulturës ” Abdulla Krashnica ” , në Preshevë , bën thirrje të gjithë artistëve të artit figurativ : Piktorët , Skulptorët , Dizajn Grafit ..etj që të mblidhen dhe të takohemi për të diskutuar dhënien e një hapësire ose zyre ne Shtëpinë e Kulturës .

I qëndrojmë parimit që ky Institucion është dhe do të jetë Shtëpia e Artistëve në qytetin tonë , andaj shpresoj që kjo hapësirë do t’ju shërbejë për të vazhduar punimet e juaja duke shërbyer si një Atele dhe duke krijuar një raport reciprok të bashkëpunimit në zhvillimin e krijimtarisë artistike .

Pas dhënies së zyrës Sh.K.A Presheva nga Shtëpia e Kulturës , ku ata tashmë mbajnë prova duke zhvilluar repertorin artistik të tyre , kemi thënë që edhe një hapësirë ( atelie ) do t’a sigurojmë edhe për Artistat të kësaj sfere .

Ju presim !

Me rrespekt , Valon Nuhiu

ARTIKUJT E NGJASHËM

OKB e shqetësuar për shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Luginë / Çfarë thuhet në këtë raport

PreshevaPRESS

Presheva dhe Bujanoci pa energji elektrike të dielën

PreshevaPRESS

Edhe pas më shumë se 24 orë nga grabitja në Tërnoc pa gjurmë të autorëve

PreshevaPRESS