Drejtoresha e spitalit Kovid në Batajnicë, Tatjana Axhiq Vukiqeviq, ka deklaruar, se me sa duket mundet të përsëritet situata e dhjetorit, kur në kishte 8,000 njerëz të infektuar në ditë në Serbi, ndërsa pothuajse 10,000 njerëz ishin akomoduar në spitale.
“Unë nuk jam anëtare e shtabit të krizave, por jam një mjeke nga zona e kuqe që nga fillimi. Dhe nga sa shoh, duket se dhjetori do të përsëritet. Kur gjithçka lihej e hapur, vendpushimet për skijime po funksiononin, tani ka mbaruar,” ka thënë Vukiqeviq për gazetën Danas.
E pyetur se çka duhet të ndërmirret, ajo tha se “duhet mbyllur gjithçka që është e mundur”.
„Momentalisht nuk duhet menduar për ekonominë, do të gjendemi në situatë kur nuk do të kemi kapacitete për të i shëruar njerëzit“, ka tërhequr vëmendjen Axhiq Vukiqeviq.
Të gjitha informacionet në lidhje me gjendjen pandemike në vend mund t’i gjeni duke klikuar në këtë vegëz apo në faqen NË FOKUS nën seksionin PANDEMIA COVID19 NË LUGINË.