Dorëhiqet Boris Johnson: Sa i trishtuar që po dorëzohem, por jam krenar!

Qeverisja e Boris Johnson ka përfunduar. Ai dha dorëheqjen si kryeministër pak më parë, pasi mbi 50 ministra e braktisën atë.


Duke folur nga Downing Street, ai falënderoi miliona njerëz që votuan për të dhe tha se arsyeja pse ai kishte luftuar kaq gjatë për të qëndruar në pushtet ishte sepse “mendova se ishte puna ime, detyra ime dhe detyrimi im ndaj jush”.

Boris Johnson: Unë dua tju them miliona njerëzve faleminderit për mandatin. Unë kam këmbëngulur të vazhdoj të mbaj postin e kryeministrit se pse ky është detyrimi im i asaj që ju premtova kur mora mandatin.

Është e qartë se tani është vullneti i Partisë Konservatore parlamentare që të ketë një lider të ri të partisë dhe për rrjedhojë një kryeministër të ri.

Procesi i zgjedhjes së udhëheqësit të ri duhet të fillojë tani dhe orari do të shpallet javën e ardhshme. Dua ta dini sa i trishtuar jam që po heq dorë nga puna më e mirë në botë.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Turqia e pavendosur, edhe pse është në NATO dëshiron të anëtarsohet edhe në BRICS

PreshevaPRESS

Nga sot ndryshon rregullorja e udhëtimeve brenda BE, njihuni me rregullat që do të ballafaqoheni

PreshevaPRESS

Alarmon Fajon: I trembem faktit se Schengeni po mbyllet si shkak i kërcënimeve në rajon

PreshevaPRESS