Doktoresha Arta Selimi i bashkohet PVD-së

Doktoresha nga Presheva, Arta Selimi, përmes një postimi ka treguar se i është bashkuar Partisë për Veprim Demokratik.


Arta Selimi, gjinekologe në maternitetin jashtëspitalor në Preshevë, është bë anëtarja më e re e Partisë për Veprim Demokratik.

Anëtarsim e saj në këtë parti e ka bërë publike vet Selimi në rrjetet sociale duke thënë se përkrahë ideologjinë e Partisë për Veprim Demokratik.

“Jetojmë këtu, të harruar, të shtypur e përbuzur, duke ushqyer në vete e duke i mësuar atyre dashurinë për jetën e vendin. Po, për një mrekulli si kjo që kam në krahun tim.” ka shkruar Selimi në njoftimin se i është bashkuar PVD-së, të publikuar në facebook.

Selimi mes tjerash ka thënë se nuk ka pasur ambicie për angazhim në politikë, mirëpo, si arsye e angazhimit politik ka ardhur si pasojë pasiqë siç thot ajo, indiferenca e shumicës si ajo, është arsyeja që njerëzit jo adekuat, të çojnë zhvillimin e Preshevës në rrugën e gabuar.

“E kam vlerësuar se domosdoshmërisht, duhet bërë më shumë dhe kam vendosur të përzgjedh të ndodhem përkrah atyre që mendoj se po përpiqen me guxim të bëjnë më të mirën për vendin, për PVD-në.” ka shtuar Selimi në postimin e sajë në facebook, përmes të cilit ka shprehur mendimin se viti 2024 do të jetë vit me ndryshime.

Anëtarsimin e Selimit në Partinë për Veprim Demokratik e ka përshëndetur edhe kryetari i kësaj partie, Shaip Kamberi, deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, i cili i ka dëshiruar mirëseardhje.

“Jam jashtëzakonisht i lumtur që në këtë kohë të vështirë politike në të cilën partitë e zakonshme politike shihen si grupe interesi, PVD dhe kuadrot si Arta po mbajnë gjallë ideologji të qarta politike e guxim për t’u ballafaquar e për të bërë betejë për të ardhme më të mirë e për avancim kolektiv të të drejtave tona.” ka shkruar Kamberi në facebook.

Përveç Kamberit, në lidhje me këtë ka reaguar edhe nënkryetarja e PVD-së për degën e Preshevës, Ardita Sinani, e cila ka thënë se bashkimi i një gruaje të dëshmuar në rradhët e PVD-së, i shton edhe më shumë rëndësi peshës së gruas në vendimmarrje dhe në jetën publike.

“Me kuadro si Arta Selimi, synimi për t’i rikthyer vendit tonë imazhin e dëmtuar nga keqqeverisja do të arrihet më shpejtë e më lehtë.” ka shkruar mes tjerash Sinani në rrjetin shoqëror facebook.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Komuna e Bujanocit vendosë partneritet me Haraçinën

PreshevaPRESS

Sinani ka pritur në takim shefin e zyres së Osbe-së në Bujanoc

PreshevaPRESS

Në Preshevë fillon grumbullimin e qenve endacak

PreshevaPRESS