Dita Botërore e Ushqimit, OKB: Deri në vitin 2030, zero uri

Data 16 tetor është dhe dita botërore e ushqimit, një ditë që mbledh 150 vende por dhe shumë organizata kombëtare dhe ndërkombëtare për të rritur ndërgjegjësimin për çështje si varfëria dhe uria.


Në vitin 2015, nga Organizata e Kombeve të Bashkuara është bërë me dije synimi që deri në vitin 2030 të ketë një përmirësim të jetës së njerëzve sa i përket ushqyerjes e ndërkohë qëllimi kryesor është që të zhduket uria në botë.

Për të arritur këtë qëllim OKB ka parashtruar dhe hapat që duhen ndjekur:

  • Të drejtat e njeriut
  • Politika koherente dhe veprimi i koordinuar në nivel kombëtar, rajonal dhe global
  • Zbatimi transformues dhe investimet në prodhim dhe konsum të qëndrueshëm
  • Gratë si nëna, fermere dhe sipërmarrëse
  • Administrimi gjithëpërfshirës i palëve të interesit në të gjitha nivelet
  • Riorganizimi i sistemeve të bujqësisë dhe ushqimit përballë ndryshimit të klimës

Ditën e sotme Organizata e Kombeve të Bashkuara ka sjellë edhe njëherë në vëmendje rëndësinë e ushqimit përmes një postimi në Twitter ku thuhej se ushqimi është shpresë, shëndet dhe shtëpi. /Euronews Albania

ARTIKUJT E NGJASHËM

Reshje dhe intervale me diell, ky është parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

PreshevaPRESS

Rreziqet që vijnë nga konsumi i kafes esëll

PreshevaPRESS

Mot me riga shiu dhe diell në pesë ditët e ardhshme

PreshevaPRESS