Derisa vazhdon rritja e çmimeve, shporta e konsumatorit vazhdon të varfërohet

Foto ilustrim

Shporta e konsumatorit ngelet e varfun karshi rritjeve enorme të çmimeve dhe pagave minimale që marrin në Rebublikën e Sërbisë në përgjithësi, e gjithashtu edhe në Luginën e Preshevës në veçanti.


Nëse në një familje katër anëtarëshe I punësuar është vetëm kryefamiljari dhe merr pagën prej 346 euro sa është e paraparë për një pagë minimale, shpenzimet për gjërat bazike si miell, vaj e sheqer, nuk lënë gjëra tjera për të dëshiruar, pasi çmimi i të njëjtave është tre fish më shumë se sa tre vite më parë.

Ekonomisti Urim Nasufi nga Presheva, tregon se as paga mesatare që figuron në entin statistikorë, nuk e përmbushë kërkesën e as nevojën e një familje.

’’Shporta e konsumatorit për një familje 4 anëtarëshe është rreth 754 euro, gjë që për një familje me një të punësuar  nuk mund të mbulohet’’ u shpreh Nasufi për PreshevaPRESS.

Paga minimale shkon në 346 euro, ajo mesatare në 670 euro dhe paga maksimale e deklaruar është 3.658 euro.

Nasufi mes tjerash tregon se na pret një sfidë e madhe me të cilën duhet të përballemi nëse problemet financiare për të punësuarit nuk zgjidhen nga shteti.

Sipas tij rritja graduale e pagave minimale nga viti 2018 ka një përqindje të vogël të stabilitetit ekonomik familjarë, por kostoja e lartë e produkteve nëpër shitore do të na shpie drejtë një standardi të dobët në konsumimin e gjërave bazike.

‘’Nëse vazhdon trendi ku rritja apo stagnimi  i pagës minimale ngec në krahasim me rritjen e normës së inflacionit, atëherë ky trend do të ketë si pasjojë rënien e standardit jetësor për popullatën e një vendi.” përfundon Nasufi prononcimin për PreshevaPRESS.

Lëvizja (rritja) e pagës mesatare  minimale neto për 1 muaj (e paraparë sipas ligjit, e që është obligative që punëdhënësi duhet të i paguajë puinëtorit) sipas viteve:

  • 2022- 303 euro
  • 2021- 277 euro
  • 2020- 260 euro
  • 2019 – 234 euro
  • 2018 – 215 euro

ARTIKUJT E NGJASHËM

OKB e shqetësuar për shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Luginë / Çfarë thuhet në këtë raport

PreshevaPRESS

Presheva dhe Bujanoci pa energji elektrike të dielën

PreshevaPRESS

Edhe pas më shumë se 24 orë nga grabitja në Tërnoc pa gjurmë të autorëve

PreshevaPRESS