DERI SOT VETËM KATËR KANDIDAT SHQIPTARË GAROJNË PËR KRYETAR TË BUJANOCIT

Pas shpalljes së zgjedhjeve lokale nga ana e kryetares së Kuvendit të Sërbisë Maja Gojkoviq, subjektet politike shqiptarë në komunën e Bujanocit tashmë i kanë publikuar emrat e kandidatëve të mundshëm që do garojnë për pozitën e kryetarit të komunës.


Kandidaturën për kryetarë të Komunës e para e ka shpallë dega e Alternativës për Ndryshim në Bujanoc përmes një video postimi ku vetë kryetari i degës së APN-së në Bujanoc, Arbër Pajaziti, i cili ka njoftuar se është kandidat i APN-së për pozitën e të parit të komunës në zgjedhjet pasuese lokale që do të mbahen më 26 prill 2020. 

Përveç APN-së, pas shpalljes së zgjedhjeve lokale, dega e Partisë për Veprim Demokratik në Bujanoc ka njoftuar se në një atmosferë të jashtëzakonshme në Kuvendin e degës së PVD-së në Bujanoc, janë pajtuar që kandidati i PVD-së që garon për pozitën e kryetarit të komunës në Bujanoc të jetë Driton Rexhepi. 

Partia Demokratike në Bujanoc gjithashtu ka njoftuar se kryesia e kësaj partie ka nominuar kryetarin e partisë, Nagip Arifi, që të jetë kandidat për pozitën e kryetarit të komunës së Bujanocit në zgjedhjet lokale të 26 prillit. 

Lëvizja e Progersit Demokratik në Bujanoc, në zgjedhjet lokale do të garojë me listën të cilës do të prijë kryetari i kësaj partie, Shqiprim Musliu, i cili është edhe kandidat për kryetar të komunës së Bujanocit, derisa Unioni Demokratik Shqiptar në Bujanoc ende nuk kanë bë të ditur se a do të garojnë të vetëm në këto zgjedhje apo do të vazhdojnë traditën duke qenë pjesë e listave të partive më të mëdha në Bujanoc siç janë PVD dhe PD.

ARTIKUJT E NGJASHËM

OKB e shqetësuar për shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Luginë / Çfarë thuhet në këtë raport

PreshevaPRESS

Presheva dhe Bujanoci pa energji elektrike të dielën

PreshevaPRESS

Edhe pas më shumë se 24 orë nga grabitja në Tërnoc pa gjurmë të autorëve

PreshevaPRESS