Delegacion nga Berni i Zvicrës vizitojnë komunën e Bujanocit

Një delegacion i kryesuar nga Berger Hans Peter, kryetar i partisë social demokrate për Berner Oberland, Muller Roland, ekspert i historisë ballkanike, Marti Reichardt Ursula, deputete e Parlamentit të Bernit kanë qëndruar sot në Bujanoc, ku janë pritur nga kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi.

Delegacioni nga Berni, i cili pas një vizite në Kosovë zbarkoi në Bujanoc, u interesua për problemet dhe kushtet e jetesës së minoritetit shqiptar në Serbi.

Kryetari Arifi njoftoi për problematikat që i shoqërojnë minoritetin shqiptar në Serbi, dhe kërkoi mbështetjen nga delegacioni i Bernit që çështja shqiptare të alarmohet edhe në Qeverinë e Zvicrrës.

Tekst i publikuar në Facebook nga komuna e Bujanocit

ARTIKUJT E NGJASHËM

OKB e shqetësuar për shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Luginë / Çfarë thuhet në këtë raport

PreshevaPRESS

Presheva dhe Bujanoci pa energji elektrike të dielën

PreshevaPRESS

Edhe pas më shumë se 24 orë nga grabitja në Tërnoc pa gjurmë të autorëve

PreshevaPRESS