Çmimet e karburanteve në Serbi rriten përsëri

Nga sot, nëpër pikat për shitjen e karburanteve, një litër Eurodizel do të kushtojë maksimumalisht 195 dinarë, ndërsa benzina Europremium BMB do të kushtojë 186 dinarë për litër.


Javën e kaluar çmimi i karburantit në Serbi është rritur, kështu që sipas atyre çmimeve, një litër Eurodizel ka kushtuar 190 dinarë, ndërsa benzina Europremium BMB 182 dinarë, gjegjësisht një litër naftë është rritur për 5 dinarë në krahasim me një javë më parë, dhe benzina për 4 dinarë, transmeton Blic Biznis.

Rritja e çmimit të karburantit është rezultat i furnizimit gjithnjë e më të vështirë, duke pasur parasysh reduktimin e prodhimit saudit dhe në të njëjtën kohë një forcim të lehtë të kërkesës sezonale të verës për karburant, shpjegojnë analistët e “City Research”, duke shtuar se tani kemi edhe stimuj të rinj kinezë, ndaj ekonomisë që e shtyu rritjen e pritshme të normave të interesit në normën bazë në SHBA dhe në Eurozonë.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Nusja nga Danimarka që u martua në Preshevë, nuk do ta besoni si flet shqip

PreshevaPRESS

Zbulohet shpella në Hënë, shpresë për bazë të njerëzve

PreshevaPRESS

Sa karburant konsumon kondicioneri në veturë dhe si ta ulni konsumin në minimum

PreshevaPRESS