Çka po ndodh me PVD-në? Ragmi Mustafi është tërhequr nga lista e PVD-së në zgjedhjet për KKSH

Sot në Bujanoc janë mbajtur zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar në Serbi.


Sipas rezultateve të para, Partia për Veprim Demokratik, në bazë të votave të elektorëve ka siguruar 5 mandate tëkëshilltarëve në KKSH.

Ajo që bie në sy është se kryetari i deritanishëm i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi, është tërhequr në heshtje nga lista e PVD-së.

PreshevaPRESS mëson se përveç Ragmi Mustafit, nga lista e Partisë për Veprim Demokratik është tërhequr edhe Burhan Halili, kryetari aktual i degës së Partisë për Veprim Demokratik në Bujanoc.

Partia për Veprim Demokratik ka siguruar 5 mandate të këshilltarëve në Këshillin Kombëtar Shqiptar në Serbi. Pas tërheqjes së Mustafit dhe Halilit nga lista e PVD-së, sipas rradhitjes në listë detyrën e këshilltarit do ta ushtrojnë:

  1. Enkel Rexhepi
  2. Florije Hida
  3. Driton Bilalli
  4. Ismail Pajaziti
  5. Vazhide Sabedini

Sipas marrëveshjes për krijimin e koalicionit qeverisës në KKSH, Partia për Veprim Demokratik do të udhëheqë me KKSH-në dy vitet e fundit të këtij mandati.

Për arsye jo të njohura asnjëri nga partnerët e koalicionit qeverisës në KKSH nuk kanë publikuar marrëveshjen, dhe nuk dihet se cili nga këshilltarët e PVD-së do ta zë vendin e Mustafit si udhëheqës i KkSH-së për dy vitet e fundit të këtij mandati.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS