Cilat shtete kryesojnë në tregun e armëve?

Ekspertuesit më të mëdhenj të armëve në pesë vitet e fundit janë Shtetet e Bashkuara, Rusia, Franca, Gjermania dhe Kina.


Raporti i publikuar nga Institutit Ndërkombëtar i Studimeve për Paqen në Stokholm (SIPRI) krahason të dhënat për tregtinë e armëve të viteve 2015-2019 me ato të viteve 2010-2014.

Raporti tregon se vendet e Lindjes së Mesme kanë blerë më shumë armë sesa më parë, me Arabinë Saudite si importuesen më të madhe në mbarë botën.

Disa vende të tjera në Europë janë në mesin e 10 eksportuesve më  të mëdha të armëve, duke përfshirë dhe Mbretërinë e Bashkuar (3.7 për qind), Spanjën (3.1 për qind) dhe Italinë (2.1 për qind).

Rritje e eksporteve nga SHBA dhe Franca

SHBA ka përfituar gjerësisht nga konfliktet e vazhdueshme në Lindjen e Mesme dhe rritjen e kërkesës për avionët e saj ushtarak nga rajone të tjera, si Europa, Japonia dhe Tajvani. Sipas  të dhënave të reja, më shumë se një në tre armë në këtë planet është prodhuar në Shtetet e Bashkuara, e cila ka 36 për qind të tregut dhe eksporton në 96 vende të botës. Kjo është një rritje me mbi 5 për qind krahasuar me 5 vite më parë.

“Gjysma e eksporteve të armëve në 5 vitet e fundit i ka shkuar Lindjes së Mesme, gjysma e së cilës i ka shkuar Arabisë Saudite,” thotë Pieter D. Wezeman, një nga studiuesit kryesorë tek SIPRI. “Në të njëjtën kohë, kërkesa për avionë të specializuar ushtarak është rritur, veçanërisht në Europë, Australi, Japoni dhe Tajvan.”

Kontributi i SHBA për tregtinë globale të armëve nuk është një zhvillim i ri i cili mund t’i atribuohet presidentit amerikan Donald Trump. Në fakt, shumica e marrëveshjeve tregtare të armëve janë firmosur gjatë administratës së ish-presidentit Barack Obama.

Me rritjen e eksporteve, SHBA po rrit hendekun që e ndan atë nga Rusia. Midis 2010 dhe 2014, eksportet e SHBA ishin 17 për qind më të larta se ato të Rusisë, duke i krahasuar me ato të 5 viteve të fundit, kur ishte 76 për qind më e lartë.

BE dhe vendet e Europës Perëndimore

Gjithë e gjithë, vendet europiane përbënin më shumë se një të katërtën në tregun botëror të armëve.

Në Francë, tregtia e armëve është rritur në mënyrë drastike me 72 për qind nga 2015 në 2019, krahasuar me 5 vitet e mëparshme, duke përbërë 7.9 për qind të tregtisë globale të armëve.

Franca ka shpërndarë armë tek 75 shtete në 5 vitet e fundit dhe ka rritur eksportet me Lindjen e Mesme me 363 për qind.

Ndërkohë, eksporti i armëve në Gjermani është rritur me 17 për qind në 5 vitet e fundit, duke e vënë në vend të katërt mes vendeve eksportuese. Pavarësisht se Gjermania ndaluar eksportet tek Arabia Saudite, ata ka bërë disa marrëveshje të tjera që kanë shkaktuar polemika në vitet e fundit, si për shembull me Algjerinë dhe Egjiptin.

Klientët më të mirë të armëve të Gjermanisë janë Koreja e Jugut, e cila ka marrë 4 nëndetëse gjermane që nga 2015, duke vijuar më pas me Greqinë dhe Algjerinë.

Ndërkohë, eksporti i armëve britanike ra me 15 për qind, kryesisht si pasojë e më pak marrëveshjeve me Arabinë Saudite, Indinë dhe Shtetet e Bashkuara.

Në të njëjtën kohë, vendet europiane kanë filluar të blejnë më shumë armë sërish. Teksa importi armëve ka rënë me 27 për qind midis 2005-2009 dhe 2010-14, ato kanë rezultuar 3.2 për qind më të larta në 5-vjeçarin e fundit.

Shumica e këtyre armëve vinin nga Shtetet e Bashkuara.

Shumë prej këtyre armëve janë përdorur në Ukrainë e cila është duke luftuar kundër separatistëve në lindje të vendit. Megjithatë, importi i armëve ishte shumë i ulët.

Për më tepër, edhe midis Armenisë dhe Azerbajxhanit ka pasur përplasje, duke rritur me 415 për qind importin e armëve në Armeni.

Kush i blen armët?

Ndër importuesit kryesorë të armëve në pesë vitet e fundit ishin Arabia Saudite me 12 për qind, India me 9.2 për qind dhe Egjipti me 5.8 për qind.

Konfliktet e vazhdueshme në Lindjen e Mesme i kanë detyruar vendet që të importojnë 61 për qind më shumë armë në krahasim me vitet e mëparshme, me Arabinë Saudite  si importuesen më të madhe nga 2015 në 2019.

Ata blenë 130 për qind më shumë armë sesa në pesë-vjeçarin e mëparshëm dhe kontribuuan me 12 për qind të importeve globale.

Edhe pse ndërhyrja e Arabisë Saudite në Jemen ka sjellë shqetësime të mëdha, SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar vazhduan t’i shesë armë Arabisë Saudite. Në fakt, 73 për qind e armëve atje vijnë nga SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar.

Emiratet e Bashkuara, të përfshira gjithashtu në një luftë në Jemen por edhe në Libi, ishin importuesi i tetë më i madh i armëve në 5 vitet e fundit, dy e treta e këtyre armëve vinte nga SHBA.

India ishte importuesja e dytë më e madhe në botë. Shteti fqinj i Pakistanit ishte listuar i 11. Shumë shtete i kanë shitur armë të dyja vendeve që ndodhen në konflikt me njëra tjetrën prej dekadash.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Donald Trump drejt fitores në zgjedhje

PreshevaPRESS

Avionët e parë luftarakë F-16 mbërrijnë në Ukrainë

PreshevaPRESS

Izraeli: Konfirmohet vrasja e liderit ushtarak të Hamasit, Deif

PreshevaPRESS